Canaj: “1 x 2? Dua tre pike me Tiranën”

Dash Frasheri
Me katër lojtarë shqiptarë dhe shtatë të huaj në 11-shen e parë kundër Tiranës, Dinamo duket shumë e frikshme, aq më tepër që në të dy ekstremet ka portierin më të mirë të kampionatit, Elivs Kotorin (6 gola të pësuar), por edhe një nga dy sulmuesit më të mirë të kampionati, kroatin Pero Pejic (13 gola, po aq sa Sinani i Vllaznisë). Trajneri i Dinamos, Agim Canaj, edhe pse ka meritën e padiskutueshme në formatimin e një grupi kompakt që kryeson me bindshëm kampionatin me 9 pikë më shumë se kundërshtari i tij, Tirana, prapë i ruan ngjyrat e një tekniku të kursyer në deklarata. Në stërvitjen e fundit përpara derbit, të zhvilluar gjatë paradites së ditës së premte, ish-trajneri i Besës dhe një sërë ekipesh në Kategorinë Superiore, i dha orientimet e fundit lojtarëve të tij, ku skicoi edhe skuadrën që do të hedhë në fushë nga minuta e parë kundër kampionëve në fuqi. Vetë trajneri ripërsërit deklaratën e përbotshme rutinë: "Derbi është derbi, i ka të tria rezultatet brenda", por thellë në shpirt e ndjen dhimbjen e humbjes së fazës së parë, aq më tepër, që presidenti i tij, Besnik Sulaj nuk do ta kënaqte maksimalisht një titull me dy hy humbje me Tiranën. Ora e së vërtetës ka ardhur dhe pas udhëzimeve dhe skemave të trajnerëve, do të jenë lojtarët që do të flasin në tapetin e "Selman Stërmasit". Një fitore do t'i hapte Dinamos rrugën për titull, por një humbje e kombinuar edhe me fitoren e Partizanit në Elbasan, do t'i komplikonte jo pak gjërat për Dinamon. Canaj, ju pret një derbi që sic dihet nuk njeh rival. Është një ndeshje që na kushton shumë për vazhdimësinë dy ekipeve si në aspektin e vendit të parë, ashtu edhe për ecurinë e Tiranës. Megjithatë, përballjet Dinamo-Tirana janë ndeshje derbi dhe unë dëshiroj që të zhvillohet një ndeshje mjaft korrekte në të gjitha aspektet dhe ta meritojë ai që jep maksimumin. Duke e parë në këtë prizëm ne jemi të përgatitur për të dhënë maksimumin, pasi dihet qe ndeshje të tilla nuk kanë parashikime. Duke parë dhe gjendjen në renditje do të jetë i kënaqur Canaj me një pikë? Ne luftojmë në cdo ndeshje për të marrë maksimumin, por e kam përsëritur shpesh se e rëndësishme për ne është të kryesojmë dhe të mos lejojmë afrimin e rivalëve që janë më afër nesh. Në fazën e parë Dinamo është mundur 2-0 nga Tirana. E konsideroni se ka ardhur momenti për revansh? Jo, nuk e konsideroj të tillë. Mendoj së në një kampionat janë shumë beteja dhe ka shumë skuadra që luftojnë për trofe. I konsiderojmë të gjithë rivalë dhe nuk nisem nga rezultati që patëm me Tiranën në fazën e parë. E kam thënë herë të tjera, besoj shumë te gjyqtari i ndeshjes, i cili është ndërkombëtar.Në rast se në fazën e parë e kontestuam arbitrimin shpresoj që në këtë ndeshje të japim maksimumin dhe të marrë pikët maksimale ai ekip që do të punojë më shumë në fushë dhe do të gabojë më pak. Një Dinamo që ka katër lojtarë të shqiptarë dhe shtatë të huaj në formacionin kundër Tiranës. Sa pozitivisht do të ndikoj kjo? Kontingjentin e lojtarëve të huaj e kemi pasur gjatë gjithë kohës. Gjatë merkatos u larguan disa lojtarë dhe erdhën të tjerë. E rëndësishme është fakti se cdo lojtar që vesh fanellën e Dinamos të japë maksimumin, pasi skuadra jonë armë më të fortë ka kolektivitetin. Argjentinasi Hanush do të bëjë debutimin e tij të parë në kampionat. Ai është pjesë e grupit dhe besoj se do të zhvillojë një ndeshje të mirë dhe të ndihmojë ekipin maksimalisht.