E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te gjitha intrigat e derbit Tirana-Dinamo nr.125

Tirana-Dinamo, derbi i dy ekipeve me më shumë trofe në 27 kampionatet e zhvilluara deri tani: Tirana 23, Dinamo 16, është ndezur para se dy formacionet e drejtuara nga Sulejman Mema dhe Agim Canaj të zbresin të shtunën në "Selman Stërmasi" (ora 14:30).
Albania-sport.com ishte sot e pranishme në të dy kampet në përgatitjet e fundit të tyre, ku dhe kontaktoi me trajnerët Mema e Canaj, por edhe me protagonistë të shumtë të përballjes së dytë sezonale: Klodian Duro, Sasho Gjoreski, Lorent Mohelebi (të Tiranës) dhe Igli Allmuca, ELvis Kotori, Pero Pejic, Mauricio Hanush, Artim Pollozhani, Dario Bodrusic dhe Goran Vincetic nga kryesuesit e kampionatit. Intervistat dhe deklaratat e tyre pas pak do të publikohen në faqe.
Statistikat e përballjeve midis dy ekipeve që kanë zhvilluar deri tani 124 ndeshje e zbukurojnë më shumë këtë speciale, ku në të fundit takim midis tyre triumfoi Tirana 2-0, me golat e Sefës dhe Dedes, dy lojtarëve që do të mungojnë në ballafaqimin e dytë sezonal.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›