Gjyqtarët gjatë 18 javëve: rekordet dhe kuriozitetet

Dash Frashëri
Kontestimet ndaj gjyqtarëve në Superligë duket se janë kthyer në modë. Trajnerë që shprehen të pakënaqur pas përfundimit të 90 minutave, stafe teknike dhe drejtues klubesh që bëjnë të ditur publikisht se "x" gjyqtar është jo i preferuar apo "Y" ndodhet në listën e zezë të klubit. Tensionet e fundit të prodhuara në Flamurtari-Shkumbini (0-0) ky gjykoi tiranasi Ervis Peza apo toleranca e tepruar e Bardhyl Pashajt në sjelljen e portierit Grima në takimin Kastrioti-Vllaznia (3-1) e rendojnë më shumë atmosferën në kampionatin problematik shqiptar. Duke parë statistikat e gjyqtarëve gjatë 18-javëve të para vëren jo pak fakte interesante. Albania-sport.com sjell disa prej tyre.
* Dy gjyqtarët ndërkombëtare shqiptarë, Albano Janku dhe Sokol Jareci (të dy të kolegjiumit të Tiranës janë dhe arbitrit që kanë gjykuar më shumë ndeshje në këto 18 javë: plot 11 secili.
* Në 11 ndeshjet e gjykuara prej Albano Jankut, 8 herë kanë fituar ekipet vendase, 1 takim është mbyllur në barazim dhe 2 herë kanë fituar ekipet mike.
*Kampion i ndeshjeve të përfunduara në barazim është gjyqtari me stemën e FIFA-s, Sokol Jareci. Nga 11 takime të gjykuara prej tij 6 janë mbyllur në barazim, 3 i kanë fituar ekipet vendase dhe 2 ekipet mike.
* Të "pamëshirshëm" me ekipet vendase janë treguar Tanush Latifi dhe Bardhyl Pashaj: në 10 takimet e gjykuara nga Latifi 4 janë fituar nga ekipet mike, ndërsa në 9 takimet e drejtuara nga Pashaj, skuadrat udhëtuese kanë fituar po 4.
* Ekipet vendase nuk kanë pasur asnjë favor nga Pajtim Lapi. Asnjë fitore për ta nën bilbilin e shkodranit: 4 ndeshje të gjykuara prej Lapit, asnjë fitore për vendasit, 3 barazime dhe 1 fitore për miqtë.
* Lorenc Jemini dhe Mentor Sopiani janë të dashuruarit pas spektaklit dhe emocioneve të mëdha, por dhe pas penalltive. Jemini ka dhënë 4 penallti në 6 takime, ndërsa Sopiani po 4 penallti, por në 4 ndeshje të gjykuara prej tij.
* Ekipet që ndeshen në transfertë duhet të kenë parasysh një fakt fare të vockël. Nëse do të kenë fatin të gjykohen nga Sopiani, Lulaj, Peza apo Breshanaj duhet t'i harrojnë tri pikët. Asnjë prej tyre nuk ka qenë "bujar" me ekipet mike: 0 fitore për ta.
* Lorenc Jemini ka "xhepin" më të madh të kartonëve të verdhë: 55 të tillë të nxjerrë në 10 takime, mesatare e "admirueshme", 5.5 kartonë për ndeshje. Pas Jeminit më i ashpri është Jareci me 54 kartonë të verdhë të nxjerrë në 11 ndeshje.
* Gardiani Mentor Sopiani mban edhe rekordin e kartonëve të kuq: 5 të tillë të nxjerrë në vetëm 4 ndeshje të gjykuara prej tij. Gjyqtari i kolegjiumit të Durrësit është unik në statistikat e tij: 4 ndeshje, 4 penallti të dhëna, 26 kartonë të verdhë dhe 5 të kuq. S'ka më "mirë" se kaq.
* Tanush Latifi duket se ka kuptuar një gjë të thjeshtë. Një ndeshje pa fitues nuk është asnjëherë e bukur. Në 10 takimet e gjykuara prej tij asnjë nuk ka përfunduar në barazim: 6 fitore për vendasit dhe 4 fitore për miqtë.