Canaj u qëllua me katër plumba
Spartak Canaj, 35 vjeç, nga Yzberishti, u qëllua me katër plumba në qafë dhe trup mbrëmjen e 30 marsit të këtij viti, rreth orës 20:30 në rrugën “Sulejman Delvina”, në Tiranë. Canaj mbeti i plagosur rëndë dhe me shpejtësi u nis për në Spitalin Ushtarak, për t’i dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore, për shkak të plagëve të rënda të marra, të cilat i rrezikonin jetën.
Rreth një orë e gjysmë pasi Canaj mbërriti në spital për ndihmë mjekësore, ai ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda të pësuara në atentat, si dhe për shkak të hemorragjisë që i kishte shkaktuar humbje të konsiderueshme gjaku.
Krimi dyshohet se u krye nga një person i vetëm në momentet që ndodhej në veturën e tij, “Fiat Punto”, me ngjyrë jeshile ku viktima ishte duke folur në telefon. Në këtë kohë mendohet se është afruar vrasësi, duke qëlluar nga jashtë me pistoletë me silenciator, ku si pasojë gjeti vdekjen.
Pistat e hetimit
1- Konflikti i pronësisë së viktimës me një nga ndërtuesit në Yzberisht
2- Një konflikt i vjetër me një ish-shokun e tij të ngushtë
3- Disa ditë para vrasjes, Taku kishte pasur konflikte me disa persona për një femër