Nuk ka marrëveshje me Berishën
Protesta e opozitës është përkrahur edhe nga përfaqësues të ish të përndjekurve politikë, Kurt Kola. Një përfaqësues aktiv edhe në krizën e vështirë të vitit ‘97 ka folur në podiumin e tubimit duke akuzuar drejtpërsëdrejti Kryeministrin Sali Berisha si përgjegjës jo vetëm të krizës, por edhe të tranzicionit. Sipas tij, hapja e kutive është e vetmja marrëveshje që do të zgjidhte realisht situatën që është provokuar nga manipulimi i zgjedhjeve. “Nuk ka marrëveshje me Sali Berishën. është vetëm një marrëveshje, të hapet kutia e Pandorës dhe të dalin mëkatet e tij 20-vjeçare”, ka deklaruar Kola. Zëri i një përfaqësuesi të ish të përndjekurve po i ndihmon protestës socialiste jo vetëm si plotësues në dekorin social që ajo përfaqëson, por edhe në mbylljen e një akuze që përcillet shpesh ndaj PS në raport me këtë kategori.
#