Canales mungon për 3-6 muaj

Valencia ka njoftuar se mesfushori Sergio Canales do të mungojë për tre deri gjashtë muaj pas qarjes së pjesshme të ligamentit në gjurin e tij të djathtë në barazimin 1-1 me Athletic Bilbaon të dielën.
Stafi mjekësor i Valencias ka bërë të ditur të hënën se ende nuk është përcaktuar nëse 20 vjeçari Canales duhet të operohet. Nëse po, atëherë ai do të mungojë për gjashtë muaj.
Canales ka shënuar një gol prej transferimit në Valencia në formë huazimi nga Real Madrid gjatë verës me mundësi të blerjes definitive nga klubi nga Mestalla.