Pika e dobët e Messit, penalltitë

Kjo nuk paraqet risi për sulmuesin e gjigantit katalan, i cili ka dështuar të realizojë në gjashtë nga 22 penalltitë që ka ekzekutuar për kampionin aktual të La Ligas. Portieri i Sevillas, Javi Varas priti penalltinë e Messit e më pas tha: “E kam ditur se ku do të godasë, i kam studiuar goditjet e tij”.
Varas së bashku me trajnerin e portierëve të Sevillas, Javi Garcia kishte studiuar të gjitha 21 penalltitë e Messit para ndeshjes së tyre të shtunën. Ata mësuan një fakt interesant: argjentinasi kishte goditur në të djathtën e tij në 15 nga 21 tentime, përfshirë shtatë nga tetë të fundit.
Këtë sezon, Messi dhe Barcelona janë ankuar se kërkesat e tyre për penallti janë duke u refuzuar. Është ndoshta ironike që kur ato të akordohen, Messi të dështojë të shënojë. 24 vjeçari ka vetëm 72 për qind të saktësisë nga pika e bardhë. Për një ekip si Barcelona dhe një futbollist si Messi, kjo nuk është e mjaftueshme. Andaj, Messi ka gjetur diçka për të përmirësuar.