Canalis-Clooney, nuk janë më bashkë

Nga Express më 22 qershor 2011 në ora 20:20
Ka mbaruar historia e dashurisë mes Elisabetta Canalis dhe George Clooney.
Pas një muaji, në fund të korrikut, do festonin dy vjetorin e lidhjes, por lajmërimi i ka dhënë fund thashethemeve mbi prishjen e lidhjes që flitej prej kohësh.
“Nuk jemi më bashkë. Është shumë e vështirë dhe shumë personale, për këtë kërkojmë të respektohet privatësia jonë”, thuhej në një komunikatë të përbashkët që vjen nga Londra.