Imami I hapur per kontroll te ligjshem jo kontroll-fshatar
Ministri i Mbrojtjes Arben Imami i është përgjigjur sot kërkesës së deputetëve të Partisë Socialiste për kontroll në dikasterin që ai drejton. Gjatë seancës së sotme në Kuvend ministri Imami tha se është i hapur për çdo kontroll të ligjshëm, por që nuk do të lejojë asnjë kontroll –fshatar në dyert e Ministrisë së Mbrojtjes.
“Nuk do ketë kontrolle ‘punëtor-fshatar’ në asnjë vend, pasi Shqipëria është vend demokratik, ku respektohet procedura”- deklaroi në Kuvend Imami , duke iu përgjigjur akuzave të kreut të grupit parlamentar të opozitës, Gramoz Ruçi, sipas të cilit Imami po kryen përgjime opozitarësh dhe diplomatësh.
Më herët në një deklaratë për mediat, Imami ka theksuar se kontrolli i kërkuar nga opozita nuk është ligjshëm pasi kontrolli mund të bëhet vetëm nëpërmjet një vendimi.
“Opozita nuk kërkon kontroll. Duhet të respektohen procedurat. Kontrolli që kërkohet që ushtrohet me dhunë kërkon të krijojë një konflikt mes palëve dhe nuk do t`jua jap këtë kënaqësi. Ligji do të zbatohet në këtë vend demokratik. Unë jam i gatshëm të jap çdo lloj informacioni” theksoi Imami.
I pyetur nga mediat në lidhje me akuzat për trafik armësh, Imami i quajti amatorizëm politik, pasi sipas tij, nuk mund të ketë trafik armësh në një vend anëtarë të NATO-s. “Ne kemi një tregti të ligjshme të armëve dhe shitjet janë bërë transparente. Ka dy rrugë ose të shkatërrojmë armët ose ato para nga shitja e tyre t’i përdorim për demontimin e municioneve” vijoi më tej ai.
Ndërsa është pyetur në lidhje me përgjimet për të cilat ka folur opozita ditët e fundit, Imami theksoi; “Nga deklarata e Ramës dhe Gjonit kuptohet se kush është i përgjuari. Ministria e Mbrojtjes është në një sulm. Është Partia Socialiste që po përpiqet të mbledhë informacion në rrugë të kundraligjshme për Ministrinë e Mbrojtjes, kjo është rrugë e vjetër e spiunëve”- nënvizoi ministri i mbrojtjes.
Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, do të raportojë në Kuvend më datë 16 korrik për akuzat e opozitës për tregti armësh dhe abuzime me strukturat e Shërbimit Informativ të Ushtrisë.