Emiri i Dubait, ofertë për 40% të Milanit
Sheiku Mohamed bin Rashid Al Maktum, emiri i Dubait, është i gatshëm të bëjë një ofertë për 40% të Milanit. Lajmin e shkruante dje e përditshmja "MF". Al Maktum, përmes fondacionit Dubai International Capital, vitin e kaluar kishte tentuar pa sukses ta blinte 100% të Liverpulit. Më pas ai zhvendosi interesin te Fiorentina. Por tashmë ai ka bërë një ofertë "Fininvest"-it, shoqërisë që menaxhon Milanin. Oferta është te rreth 400 milionë euro për 40% të kuotave të Milanit, e cila mund të vlerësojë në total klubin kuqezi për rreth 1 miliard. "Fininvest"-it do t‘i mbetej edhe mundësia që në një tjetër kohë të shiste edhe 60% e mbetur përmes një opsioni për skadencë brenda dy vitesh.