Forlan, "Këpuca e Artë" e Evropës
Flitet shpesh për Mesin e Kristiano Ronaldon, por sulmuesi më efikas i Evropës është Diego Folran i Atletiko Madrid. Uruguaiani ka fituar "Këpucën e Artë të 2009", pasi për të dytin vit radhazi rezulton golashënuesi më i mirë i Ligës Spanjolle, duke fituar kështu edhe trofeun ambicioz "Pichichi". Surpriza ka ndodhur pikërisht në ditët e fundit të kampionatit, kur ka shënuar edhe golin e 32-të në 33 ndeshje. Një mesatare vërtet impresionuese, duke marrë në konsideratë edhe koeficientin e vështirësisë, vlerësimi me pikë i sulmuesit bëhet i dyti më i mirë në të gjitha kohët (64 pikë). Vendi i parë mbahet nga i paarritshmi Ronaldo (68)në sezonin 1996/‘97.