Canta e braktisur, dyshohej për ekspolziv kishte vegla pune
TIRANË- Një cantë e braktisur e mbushur me vegla pune në rrugën “Siri Kodra” ka alarmuar forcat e policisë së Tiranës mbrëmjen e sotme. Canta u gjet jashtë një lokali që ndodhet shumë pranë tv Alsat dhe fillimisht u dyshua për lëndë eksplozive. Canta u gjet nga një kamerier i lokalit, i cili njoftoi më pas edhe policinë.
Menjëherë në vendgjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ekspertë të cilët kanë kryer shpërthim të kontrolluar në distnacë për të verifikuar atë që ndodhej brenda cantës. Pas kësaj u zbulua se brenda cantës ndodheshin vegla pune dhe policia dyshon se ajo mund të jetë harruar nga ndonjë punëtor i zonës.
(m.a/News24/BalkanWeb)