Pirlo me Barcelonën, kundër Interit

Mesfushori i Milanit, Andrea Pirlo ka pranuar se nuk do të përkrahë rivalin e qytetit, Inter, në përballjen e tyre gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës. I pyetur nga e përditshmja sportive italiane Gazzetta dello Sport nëse do të pranonte që Milan të fitojë titullin në Serie A, ndërsa Inter trofeun e Ligës së Kampionëve, Pirlo ishte i pavendosur.
“Nuk mendoj se do të isha i kënaqur. E kam përkrahur Interin deri më tani sepse ata ishin i vetmi ekip italian në garat evropiane dhe kemi pasur nevojë për pikë të koeficientit në renditje. Mirëpo, ata na kanë sjellë mjaft pikë dhe nuk do të jetë problem nëse eliminohen në rrethin e ardhshëm”, tha Pirlo.
Ylli i Milanit sulmoi Nerazzurët, duke pranuar adhurimin e tij për trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola. “Jose Mourinho është karizmatik, por për mua Guardiola është shembull si futbollist dhe trajner. Ai ishte i veçantë si futbollist dhe i tillë është edhe si trajner”, shtoi Pirlo.
Milan është aktualisht i treti në Serie A, por Pirlo ende beson në titull pasi gjenden vetëm tri pikë larg kryesuesit, Inter. “Kurrë nuk duhet thënë kurrë. Kemi edhe gjashtë ndeshje deri në fund dhe tri pikë nuk janë dallim i madh”, përfundoi ai.