Capello jep vlerësimin e tij: Messi, pastaj Falcao
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo tashmë vite me radhë me radhë janë pjesë e debatit rreth futbollistit më të mirë në botë. Argjentinasi është fitues i trefishtë i njëpasnjëshëm i Topit të Artë, periudhë gjatë së cilës gjithnjë është rivalizuar nga portugezi.
Por, trajneri i mirënjohur italian Fabio Capello është impresionuar nga dikush tjetër, sulmuesi i Atletico Madridit, Radamel Falcao. 66 vjeçari, selektor i Rusisë ka lavdëruar yllin e Kolumbisë gjatë një interviste me të përditshmen sportive italiane Gazzetta dello Sport.
“Gjatë gjithë karrierës time, ka dalë vetëm një futbollist i cili më ka impresionuar shumë, sikurse Messi, në herën e parë që e kam shikuar. Ai është Falcao”, tha dy herë trajneri i Real Madridit. “Ai është sulmues i shkëlqyeshëm, pa dyshim tani numër një”, shtoi ai.
(a.k/BalkanWeb)