E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hysen Pulaku 4 vjet pezullim

Hysen Pulaku ka marrë zyrtarisht edhe afatin e pezullimit. Pasi mori në dorëzim dokumentacionin nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes ka aprovuar ndëshkimin e peshëngritësit shqiptar, që rezultoi me doping në Olimpiadën “Londër 2012”.

Nëpërmjet një shkresë zyrtare të dorëzuar në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes, IËF konfirmonte pezullimin me 4 vjet të Pulakut. Në këtë mënyrë, konfirmohet fakti se peshëngritësi 19-vjeçar nuk do të jetë në gjendje të hipë në pedanë të paktën deri në vitin 2016.

Pulaku u gjet me steroidin stanozolol gjatë kontrolleve anti-doping dhe vetëm një ditë përpara startit të Lojërave Olimpike, IOC vendosi ta përjashtonte nga evenimenti më i rëndësishëm sportiv. Përveç impaktit në vendin tonë, çëshja bëri bujë edhe në mediat ndërkombëtare, pasi peshëngritësi i ekipit të Elbasanit u bë rasti i parë i dopingut në “Londër 2012”.

Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes ka dhënë dënimin maksimal për Pulakun, edhe pse fillimisht nuk më optimistët mendonin se shtangisti shqiptar t’ia hidhte vetëm me 2 vjet pezullim. Por, përdorimi i “dorës së hekurt” duket se lidhet edhe me faktin që në fillim të muajit gusht, IËF vendosi të pezullojë pa afat Federatën Shqiptare të Peshëngritjes, pikërisht prej rasteve të përsëritura të dopingut.

Në vendimin e saj, Federata Ndërkombëtare konfirmonte edhe një gjobë me vlerë 5 mijë dollarë për FSHP-në, shifër kjo që do të mbulojë koston e analizave që vërtetuan faktin që Pulaku ishte pozitiv, por edhe për kryerjen e testit “B” të antidoping-ut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›