E Diel, 1 Nëntor 2026

Federata Boterore e Peshengritjes zbardh vendimin per Hysen Pulaku

Federata Botërore e Peshëngritjes ka përjashtuar për 4 vjet nga aktivitetet ndërkombëtare peshëngritësin shqiptar Hysen Pulaku.
Vendimi i Federatës Botërore të Peshëngritjes është marrë pasi peshëngritësi Pulaku rezultoi pozitiv në testin antidoping gjatë Lojrave Olimpike Londër 2012.
Në vendim kërkohet nga Federata e Peshëngritjes të paguajë edhe një gjobë prej 5 mijë dollarësh. 
Pas përjashtimit nga Lojrat Olimpike tashmë peshëngritësi elbasanas nuk do të marrë pjesë në asnjë aktivitet ndërkombëtar për 4 vjet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›