Capello kërkon punë në Premierligë

Fabio Capello dëshiron “edhe një sfidë” para se të pensionohet si trajner dhe dëshiron të udhëheq një skuadër nga Premierliga.
65 vjeçari u tërhoq nga posti i selektorit të Anglisë në shkurt dhe tani synon ti kthehet angazhimit të përditshëm në një klub.
“Anglia do të ishte shumë interesante për mua sepse i njoh shumë mirë ekipet dhe futbollistët. Dua të udhëheq një skuadër që dëshiron të fitojë diçka”, deklaroi Capello për të përditshmen angleze The Times. Strategu italian së fundmi ka refuzuar oferta të ndryshme, në pritje të një propozimi nga një skuadër angleze.