Bunjaku në Kaiserslautern

Aventura e Albert Bunjakut në Nurnberg ka marrë fund përfundimisht. Sulmuesi kosovar pa u hamendur shumë të premten ka vendosur që karrierën ta vazhdoj te skuadra e Kaiserslauternit.
Reprezentuesi zviceran me klubin, që nga sezoni i ri do të garoj në Bundesliga 2, ka nënshkruar kontratë trevjeçare. “Unë jam shumë i lumtur për sfidën e re. Unë synoj që me golat e mi ta rikthej skuadrën sërish në Bundesligë”, ka thënë Bunjaku për të përditshmen zvicerane Blick.
Në anën tjetër edhe drejtuesit e Kaiserslauternit janë shprehur shumë të lumtur që kanë siguruar shërbimet e 28 vjeçarit. “Albert Bunjaku është një sulmues prej të cilave ne jemi të sigurt se ai do të na ndihmojë me përvojën dhe cilësitë e tij”, ka thënë presidenti i klubit Stefan Kuntz.
Bunjaku, i cili në sezonin 2010/2011 shkëlqeu me Nurnbergun në Bundesligë, gjatë karrierës ka luajtur për FC Rot-Weiß Erfurt , FC Schaffhausenin dhe SC Paderborn 07.