E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona vazhdon në Al Wasl

Diego Maradona do ta respektojë kontratën e tij si trajner i Al-Wasl, që skadon në fund të sezonit të ardhshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur uebfaqja zyrtare e klubit nga Dubai nëpërmjet një komunikate të publikuar të premten.

Maradona, i cili ditë më parë kishte kërcënuar me largim nga klubi në rast se nuk i jepet mundësia e angazhimit të përforcimeve – sipas komunikatës – ka sqaruar mosmarrëveshjet dhe është në dispozicion për vazhdimin e bashkëpunimit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›