E Diel, 1 Nëntor 2026

Aguero, më i miri i Cityt

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero ka shënuar sezonin e tij të parë në Premierligë duke u zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit në klubin nga Etihad Stadium.

Argjentinasi ka realizuar 29 gola në të gjitha garat për Cityn duke u bërë një prej idhujve të tifozëve. Çmimi, i ndarë nga MCFC Supporters Club, iu dhurua sulmuesit gjatë një ceremonia të mbajtur në Etihad Stadium.

Aguero po ashtu mori çmimin për Golin e Sezonit për shënimin e tij të parë nga gjithsejtë dy sa realizoi në udhëtim te Norwich City. Manchester City është vetëm dy fitore larg nga titulli i kampionit në Premierligë, i pari nga 1968.

Skuadra e Roberto Mancinit udhëheq me golaverazh më të mirë se Manchester City kurse në dy xhirot e mbetura ndeshet me Newcastle Unitedin dhe QPR-n.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›