E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bento me Portugalinë deri më 2014

Selektori i Portugalisë, Paulo Bento ka vazhduar të shtunën kontratën e tij me Federatën portugeze të Futbollit (FPF) deri në Kampionatin botëror 2014.

“Kontrata e Paulo Bentos dhe gjithë stafit të tij teknik është vazhduar deri në korrik të vitit 2014”, thuhej në komunikatën e publikuar në uebfaqen zyrtarë të FPF-së.

Marrëveshja fillestare e Bentos ishte paraparë të skadonte pas Euro 2012 në Poloni dhe Ukrainë. Kampionati botëror 2014 zhvillohet në Brazil.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›