Downing mbron përforcimet e Liverpoolit

Mesfushori Stewart Downing insiston se përforcimet e reja të Liverpoolit nuk duhet të konsiderohen fajtorë për rezultatet dëshpëruese të ekipit në Premierligë.
Downing, së bashku me përforcimet e tjerë Andy Carroll, Charlie Adam dhe Jordan Henderson janë përballur me kritika. Por, ai beson se skuadra ka filluar të përshtatet mes vete dhe do të luajë më mirë në sezonin e ri.
“Të tjerët mund ta kenë vështirë por mua nuk më pengon. Jemi në proces të ndërtimit, nevojitet kohë, gjërat e mira nuk ndodhin brenda natës”, deklaroi Downing për The Guardian.