Lucho Gonzalez do të largohet nga Marseille

Menaxheri i Lucho Gonzalezit ka paralajmëruar klubet e interesuara për klientin e tij se ai do të largohet nga Olympique Marseille gjatë afatit kalimtar të janarit.
Argjentinasi ishte afër Arsenalit gjatë verës, ndërsa kërkohej edhe nga Everton, Roma dhe Fiorentina. Përfaqësuesi i tij, Federico Simonian ka insistuar se 30 vjeçari është i gatshëm të lëvizë.
“Ju duhet të pyesni Marseillen pse ai nuk u lejua të largohet në gusht. Si çdo futbollist tjetër, ai dëshiron të bëjë progres. Lucho kërkon të transferohet në Itali, Spanjë ose Angli”, tha Simonian për mediet franceze.