E Diel, 1 Nëntor 2026

Premierliga, objektivi kryesor i Man Cityt

Pronari i Manchester Cityt, Sheikh Mansour, ka thyer heshtjen dhe konfirmoi se objektivi kryesor i ekipit këtë sezon është të fitojë Premierligën. Pas marrjes së kontrollit të klubit më 2008, sheiku nga Abu Dhabi ka shpenzuar mbi 1 miliard euro në klub.

Megjithatë, opinionet e tij publike rreth projektit janë pothuajse inekzistente, ku kryetari Klaldoon al-Mubarak dhe ish drejtori ekzekutiv, Garry Cook, janë ata që theksojnë vizionin e tyre për të ardhmen e Cityt.

Megjithatë, kjo ka ndryshuar gjatë një interviste me gazetën Al Ittihad. Sheikh Mansour ka theksuar se edhe nëse ekipi eliminohet nga Liga e Kampionëve javën e ardhshme, ai ende ndien se objektivi kryesor i sezonit është brenda mundësive të arritjes.

“Ne nuk duhet harruar se objektivi jonë kryesor është të fitojmë Premierligën dhe nëse e arrijmë këtë, atëherë do të ketë ndikim në ekip dhe klub në përgjithësi dhe do të tregojmë se mund të arrijmë diçka”, tha ai.

Për këtë ai lavdëron menaxherin Roberto Mancini. “Nganjëherë takoj shumë vëllezër në Emirate dhe Londër që e kritikojnë punën e Mancinit, por mendoj se planet e tij janë në rrugën e duhur. Puna e madhe është e nevojshme, por të gjithë jemi të lumtur me atë që është arritur, suksesi dhe zhvillimi në këtë shkallë. Megjithatë, duhet të kemi durim”, u shpreh ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›