Capello traineri më i pasur në Angli
Fabio Capello është trajneri më i pasur në Angli sipas klasifikimit të publikuar nga revista sportive “FourFourTwo”. Don Capello ka një pasuri 32,5 milionë falë kontratës prej 7 milionë euro në vit me Federatën Angleze por edhe koleksionin e pikturave. Menjëherë pas tij është Roy Keane, që po drejton Ipswich Town me 29 milionë euro dhe i treti për çudi Sir Alex Ferguson me rreth 24 milionë euro.