E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti, 23 % e popullsisë në botë është muslimane

Afërsisht 1 në 4 persona në botë, apo 1.57 miliardë njerëz i përkasin fesë islame, por jo detyrimisht janë banorë të një vendi islam. Sipas një studimi të ri, më shumë se 2/3 e kësaj popullsie në botë është e përqendruar në Azi, duke filluar nga Turqia e deri në Indonezi. India, një vend që në pjesën më të madhe i takon besimit Hindu, ka një përqindje të popullsisë islame më të lartë se çdo vend, përjashto, Indonezinë dhe Pakistanin. Një tjetër krahasim tregon se numri i muslimanëve në Indi është 2 herë më i lartë se në Egjipt. Në bazë të studimit, Kina ka më shumë muslimanë se Siria apo Gjermania më shumë se Libani. Po kështu një pjesë e mirë e popullsisë, rreth 1/5, jeton në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore. Pra, në një popullsi globale prej 6.8 miliardë banorë, 23 % i përkasin besimit musliman. Të dhënat nga Instituti i fesë tregojnë se 2.25 miliardë janë të krishterë. Hartimi i këtij studimi është bërë duke analizuar përkatësinë fetare në 232 vende. Ajo që sipas ekspertëve përbën një suprizë është fakti se niveli i popullsisë muslimane është më i lartë në ato vende që konsiderohen të krishtera si India, Rusia apo Kina. Sa i takon Europës, studimi thotë se në vende si Shqipëria apo Kosova, popullsia muslimane është vendase në një kohë që në të gjithë kontinentin muslimanët vendas përbëjnë rreth 50 %, duke qenë se ka dhe një nivel të lartë emigracioni në vendet e zhvilluara perëndimore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›