Capello valon flamurin e bardhë

Selektori i Anglisë, Fabio Capello tashmë ka filluar të valojë flamurin e bardhë ende pa filluar Euro 2012 duke thënë se skuadra e tij nuk është e mirë për të fituar titullin.
Për një trajner që paguhet 6 milionë funte në vit, deklarata e tij është konsideruar shokuese nga mediet angleze.
“Problemi i anglezëve është se kur ata janë të vdekur në fund të sezonit. Ata vrapojnë shumë, luftojnë ashpër në ligë, përplasen, nuk ndalen kurrë. Për shkak të kësaj ata në fund janë të lodhur. Nuk jemi në gjendje të sfidojmë skuadrat e fuqishme si Spanja” tha Capello për The Sun.