E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suarez synon qëndrim afatgjatë

Luis Suarez ende nuk ka kaluar një vit në Liverpool por tashmë ka filluar të mendojë për vazhdimin e kontratës së tij në Anfield.

Liverpool pagoi 23 milionë funte për transferimin e Suarezit nga Ajax dhe ai është bërë njëri prej futbollistëve kryesor të ekipit.

“Kam filluar një fazë të karrierës time të cilën e kam ëndërruar gjithmonë, të luaj për Liverpoolin. Kam edhe pesë vjet në kontratën time aktuale por mendoj të mbetem edhe më gjatë në këtë klub” tha Suarez për Daily Mirror.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›