E Shtunë, 31 Tetor 2026

Motta mbetet në Inter

Mesfushori i Interit, Thiago Motta dëshiron të mbetet në klub ka njoftuar menaxheri i tij Alessandro Canovi.

Reprezentuesi italian spekulohej se mund të braktis Nerazzurrët në fund të këtij sezoni por Canovi ka insistuar se klienti i tij nuk ka ndërmend të largohet nga Giuseppe Meazza.

“Synimet e Thiagos janë të qarta. Ai dëshiron të mbetet në Inter. Sa i përket kontratës së re, ende nuk ka zhvillime por ka mjaft kohë” tha Canovi për Tuttomercatoweb. Motta ka kontratë me Interin deri në verën e vitit 2013.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›