E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Gea beson në titull

Portieri i Manchester Unitedit, David de Gea beson se skuadra e tij mund të zë liderin Manchester City dhe fitojë titullin e kampionit në Premierligë.

Kampioni aktual ka pesë pikë më pak se fqinji i tyre që kryeson në renditje pas 11 xhirosh me bilanc prej dhjetë fitoreve dhe një barazimi përfshirë triumfin 6-1 në Old Trafford muajin e kaluar.

Por, De Gea nuk ka dyshime se United mund të rikthehet dhe të fitojë titullin e tij të 20-të në ligë. “United mund të fitojë. Ende nuk është vendosur se City do të përfundojë i pari” tha De Gea për Daily Mirror.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›