E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klose ishte i vjetër për Milanin

Drejtori sportiv i Milanit, Ariedo Braida ka bërë të ditur se klubi nuk ishte i interesuar për transferimin sulmuesit të Lazios, Miroslav Klose për shkak të moshës së tij.

Klose gjatë afatit kalimtar të verës iu bashkua Lazios si futbollist i lirë nga Bayern Munich por ishte përmendur edhe si objektiv i Rossonerëve.

“Nuk e transferuam Klosen për dy arsye kryesore. E para ishte që ai dëshironte të kalonte te ndonjë skuadër tjetër gjermane ku do të luante vazhdimisht dhe e dyta ishte mosha e tij. Nëse një klub synon tituj vështirë se mund të mbështetet te një i huaj 33 vjeç” tha Braiga për Corriere dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›