E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orges Shehi firmos me Elbasanin

Orges Shehi është përfundimisht portieri i Elbasanit për sezonin 2008-2009. Lajmi bëhet i ditur nga menaxheri i lojtarit, Mario Cenolli.
"Shehi është një nga portierët më të mirë të kampionatit shqiptar, - tha Cenolli për "Albania-sport.com", - dhe pa dyshim kishte shumë oferta nga ekipet më të mira të Shqipërisë.
Shuma e ofruar nga presidenti i Elbasanit, Arben Laze për shërbimet e tij ishte e kënaqshme dhe shkon rreth 70 milionë lekë të vjetra".
30-vjecari Shehi ka mbrojtur portën e Teutës, Vllaznisë, Bylisit e Partizanit dhe njihet për cilësinë e tij si portier, pasi luan që nga viti 1995 (saktësisht më 14 maj 1995, në moshën 17-vjecare) në elitën e futbollit shqiptar dhe ka një eksperiencë të jashtëzakonshme, cka përkon edhe me synimet e Elbasanit, duke qenë një armë e fortë në shërbim të trajnerit Mirel Josa.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›