Çeku Miklosh nënshkruan për Vllazninë

Vllaznia do të zhvillojë sot seancën e fundit stërvitore, përpara se të niset të mërkurën në drejtim të Sllovenisë, ku do të përballet me Koperin në ndeshjen e parë të turit të parë eliminator të Kupës UEFA.
Presidenti Fushaj nënshkroi kontratën sulmuesin cek Miklosh, i cili bëhet kështu lojtari i dytë i huaj që ka nënshkruar me Vllazninë, pas kroatit Marko Bashic, dhe blerja e pestë sezonale për këtë sezon pas Smajlit, Shtubinës e Belishës.
Në dyshim e sipër është e ardhmja e sulmuesit brazilian Da Lima, i cili ende nuk e ka kënaqur plotësisht trajnerin Agim Canaj.