Haxhiosmanoviç trajneri i ri i Kastriotit

Malaziasi Dervish Haxhiosmanovic është trajneri i ri i Kastriotit. Ish-tekniku i Vllaznisë, i cili mban edhe një rekord origjinal në Shqipëri, pasi është i vetmi i trajner i huaj që ka fituar kampionatin (2000-2001) e Kupën e Shqipërisë (2008) me shkodranët, ka drejtuar më parë edhe Erzenin.
NAFTËTARI – Fieraku Vangjel Capo është trajneri i ri i Naftëtarit, një ekip që ai e kishte drejtuar pesë vite më parë. Capo së fundi kishte drejtuar për një pjesë të sezonit të kaluar Bylisin.
LACI- Skuadra simpatike laciane ka bërë të sajin mbrojtësin shkodran 23-vjecar, Arbër Shytanin. Në provë janë edhe ish-portieri i Besëlidhjes, Erildo Gjoka e elbasanasi Zdrava.