Rama: Pse s'e kandidova Nanon për deputet?
Pse nuk kandidova
Sepse, siç e kam bërë të qartë, unë kam një kontratë të nënshkruar me vullnetin e dy anshëm, timin dhe qytetarëve dhe qytetareve të Tiranës, dhe kjo kontratë nuk mund të prishet në mënyrë të njëanshme, por kërkon me patjetër konsensusin e palës tjetër, që është populli i kryeqytetit.
Unë i kam kërkuar dhe u kërkoj përsëri banorëve dhe banoreve të Tiranës, një mandat për të qenë kryeministri i Shqipërisë, në mënyrë që Shqipëria të ndryshojë nën shembullin e Tiranës dhe Tirana të transformohet me ritme akoma më të larta.
Ritme të cilat do të kishin qenë të tilla nëse do të kishim pasur qeveri kombëtare, me një vizion për kryeqytetin e Shqipërisë që duhet të jetë një pol zhvillimi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin.
Përgjigjja për Nanon, LSI-në dhe Berishën
Këto janë kritika që kanë ardhur nga ajo që, siç edhe ju e dini dhe e dëgjoni me buzëqeshje, është për mua Shqipëria e politikës së bulevardit, e politikës së vjetër të bulevardit.
Ndërkohë që nuk e kam ndjerë këtë shqetësim askund nga qytetarët dhe qytetaret e këtij vendi, aq më pak nga qytetarët dhe qytetaret e Tiranës, që jo vetëm e kanë respektuar këtë zgjedhje timen, por përkundrazi kanë pare te kjo zgjedhje e imja seriozitetin në respektimin e një kontrate.
Pse nuk jam politikan
Nuk është e njëjta gjë sepse politika është edhe profesion, por nuk është vetëm profesion dhe nga niveli i shumë modest i pozicionit tim dhe në shkallën shumë modeste të raportit tonë me botën, më lejoni të them që njeri nga presidentët më të mëdhenj të Amerikës, i cili quhej Ronald Regan, ishte presidenti që e filloi dhe e mbylli qenien e tij në Shtëpinë e Bardhë si presidenti i qytetarëve që refuzoi të pranonte që ishte politikan.
Pse Nanon nuk e futa në listë
Lidhur me zotin Nano, unë besoj se arsyeja është mëse e qartë për të gjithë qytetarët dhe qytetaret e këtij vendi. Ne kemi nevojë për deputetë dhe deputete që të kryejnë detyrën karshi atyre që i votojnë 24 orë në 24, 4 vjet me radhë.
Për dorëheqjen nga Bashkia
Besoj që kjo është pjesë e rrugës që kam nisur. Pra në rast se qytetarët dhe qytetaret e Tiranës do të vendosin që unë të jem kryeministri i tyre, atëherë patjetër do të na duhet që të mendojmë së bashku për një zgjedhje të re, për Bashkinë e Tiranës. E kam thënë në vijimësi, por gjithmonë është krijuar si ekuivok ndoshta me dëshirën e mirë për të bërë lajm.
Sa deputetë fiton PS?
Unë nuk shpresoj, jam i bindur për këtë (mbi 71 deputete). Në rast se sot kam një rezervë, kjo rezervë lidhet vetëm me besueshmërinë dhe transparencën e procesit zgjedhor.
Për këtë arsye unë dua t'i bëj, me lejen tuaj, të gjithë qytetarëve dhe qytetareve që kanë aplikuar të marrin kartën e identitetit, të mos e lenë për ditën e fundit, pasi është e nevojshme që t'i japin mundësi vetës të votojnë, është e domosdoshme.
Mosdorëheqja nga Bashkia, frikë për humbjen?
Kjo është sigurisht një mundësi për ta interpretuar pozicionin që unë kam zgjedhur të mbaj. Por nuk është arsyeja pse unë kam zgjedhur të mbaj këtë pozicion. Unë e kam shpjeguar, unë kam një kontratë me qytetarët dhe qytetaret e Tiranës, unë dua të bëhem Kryeministri i Shqipërisë, në mënyrë që Shqipëria të zhvillohet nën shembullin e Tiranës.
Ndërkohë Tirana të zhvillohet në një shpejtësi shumë herë më të madhe se ç'jemi zhvilluar deri më sot, shpejtësi të cilën nuk e ka pasur deri më sot, për shkak se kemi qenë të detyruar të bashkëjetojmë me qeveri kombëtare që nuk kanë pasur vizionin e zhvillimit të metropolit të Shqipërisë
Roli i qeverisë për Kartat?
Qeveria ka dështuar ta garantojë procesin dhe të garantojë transparencë dhe njëkohësisht edhe sigurinë në këtë proces. Ju e keni dëshmuar, të tjerë sy të vëmendshëm të tjera burime të pavarura të informimit e kanë dëshmuar, që ky proces është karakterizuar nga konfuzioni, është karakterizuar nga episode të papëlqyeshme dhe është karakterizuar nga mungesa e garancive se të gjithë do të mund të votojnë më 28 qershor me një kartë identiteti, që do ta kenë në dorë.
Shtyrja e zgjedhjeve?
Për ne shtyrja e zgjedhjeve nuk ka qenë asnjëherë një opsion, për ne zgjedhjet duhet të mbahen në afatet kushtetuese. 28 qershori është dita kur njerëzit duhet të vendosin për t'u ndarë nga kjo politikë e vjetër e së shkuarës, njerëzit duhet të vendosin për të dalë nga kurthi ku po i mbyll përditë e më shumë kjo politikë që tjetër thotë e tjetër bën, tjetër premton dhe tjetër realizon, për njerëzit flet gjithë ditën dhe për vete punon gjithë natën dhe për të pasur qysh vitin e ardhshëm një Shqipëri pa kufi.
Koalicion me Metën?
Sot ne jemi betejë për t'i dhënë Shqipërisë një qeveri e cila do të realizojë angazhimet që ne po marrim. Të gjithë shqiptarët dhe shqiptaret që duan ndryshimin, që besojnë te ndryshimi, që dëshirojnë të bëhen pjesë e ndryshimit, që kanë vullnet për të riorganizuar shtetin dhe Shqipërinë, duhet që votën e tyre ta vendosin te kutia ku shkruhet PS, Edi Rama. Kjo sepse çdo votë që shkon në drejtime të tjera është një votë në drejtimin tanimë të ditur, të politikës së vjetër të këtyre 18 viteve.
Nëse PS humb?
Nuk i hy fare këtij diskutimi se çfarë do të ndodhë më pas. Thjesht është e qartë që e kam thënë dhe e përsëris. Unë nuk jam politikan, jam një qytetar në një mision.
Pjesë e këtij misioni është kjo mundësi që unë u jap njerëzve duke iu ofruar të gjitha energjitë, idetë dhe vullnetin tim për të qenë në dispozicion të tyre. Në rast se njerëzit do ta refuzojnë këtë mundësi, pa asnjë dyshim unë nuk kam arsye që të mos i krijoj mundësinë PS-së që t'u japë njerëzve një mundësi të re.
Kryetari i PS-së, Edi Rama, flet për zhvillimet më të fundit politike, pikat e programit qeverisës dhe lëvizjet e para që do të ndërmarrë në rast fitoreje
Për herë të parë, Kryetari i PS-së, argumenton arsyet e mospërfshirjes së ish-liderit socialist, Fatos Nano, në listat e kandidatëve për deputet. Rama argumenton se pse figura të tilla si Meidani apo Ylli Bufi nuk u përfshinë në listë dhe pse beson te figurat e reja në PS
----------------------------------------------------------------------------------------------
Rama: Do jem kryeministër dhe jo kryetar bashkie
Rama: Zgjedhjet nuk do të shtyhen
Rama: Jo qeveri me Metën,
fitojmë mbi 71 deputetë
Rama: Ndryshimi garantohet
vetëm nga koalicioni i PS-së
Rama: Procesi zgjedhor, qeveria ka dështuar
Sigurisht që ka një problem thelbësor që është ndjekur nga media dhe ndërkombëtarët, lidhur me kartat e identitetit. Në thelb cili ka qenë problemi dhe çfarë rrezikon kjo çështje për standardet e 28 qershorit?
Qeveria ka dështuar ta garantojë procesin dhe të garantojë transparencë dhe njëkohësisht edhe sigurinë në këtë proces. Ju e keni dëshmuar, të tjerë sy të vëmendshëm të tjera burime të pavarura të informimit e kanë dëshmuar, që ky proces është karakterizuar nga konfuzioni, është karakterizuar nga episode të papëlqyeshme dhe është karakterizuar nga mungesa e garancive se të gjithë do të mund të votojnë më 28 qershor me një kartë identiteti, që do ta kenë në dorë.
Nga ana tjetër, unë jam plotësisht i bindur që kjo është një shprehje e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së kësaj qeverie, por edhe të një vesi të vjetër të Sali Berishës, i cili nuk e ka në formimin e tij dhe nuk e ka në mundësitë e tij të të kuptuarit të botës, lirinë e të tjerëve për të zgjedhur.
Megjithatë ne do të shkojmë përpara, unë përfitoj edhe nga rasti që më jepni t'iu bëj apel të gjithë që të shkojnë të tërheqin kartat e identitetit dhe që t'i japin vlerë aplikimit të tyre duke e marrë kartën dhe për të votuar më 28 qershor për ndryshimin e madh, për të bërë të mundur që më në fund qytetarët dhe qytetaret e këtij vendi të kenë jo vetëm kartat, por edhe pasaportat e tyre biometrike dhe ky vend të plotësojë të gjithë ato kushte që janë lënë jashtë paketës së fundit të liberalizimit të vizave, ku përfshirë edhe Serbia, e cila vetëm pak vite më parë ishte tërësisht e izoluar dhe ku ne mbetëm jashtë, jo për shkak se Evropa nuk e mirëpret Shqipërinë, jo për shkak se shqiptarët dhe shqiptaret nuk e meritojnë që pas 18 vjetësh të lëvizin lirisht përtej kufijve të tyre, por sepse ne qeverisemi nga një Kryeministër dhe nga një oborr i cili sheh vetëm interesat e veta dhe nuk është në gjendje të garantojë kushtet që Shqipëria të heqë kufijtë me Bashkimin Evropian dhe shqiptarët të lëvizin lirisht në Bashkimin Evropian.
Aq e rëndë është kjo sa njerëzit duhet të kuptojnë që për shkak të keqqeverisjes dhe për shkak të paaftësisë, sot jemi përpara një perspektive të zymtë, pasi jo vetëm vështirësia për të shkuar në Itali, Greqi e gjetkë mbetet po ajo, por do të jetë po e njëjta vështirësi për të kapërcyer kufirin e Maqedonisë, apo Malit të Zi, që janë përfshirë në paketën e re të liberalizimit, që do të duhet të plotësojnë të njëjtat standarde duke kërkuar të njëjtën procedurë për shqiptarët dhe shqiptaret, tanimë gjenden në një ishull si një kurth për shkak të Sali Berishës dhe të oborrit të dështuar që ka vetëm një funksion, të bëjë interesin e biznesit familjar të kryeministrit dhe t'u hapë rrugë vetëm klientëve të pushtetit të kësaj familje.
Meqë ishim te kartat, a është më opsion shtyrja e zgjedhjeve për shkak të tyre?
Për ne shtyrja e zgjedhjeve nuk ka qenë asnjëherë një opsion, për ne zgjedhjet duhet të mbahen në afatet kushtetuese.
28 qershori është dita kur njerëzit duhet të vendosin për t'u ndarë nga kjo politikë e vjetër e së shkuarës, njerëzit duhet të vendosin për të dalë nga kurthi ku po i mbyll përditë e më shumë kjo politikë që tjetër thotë e tjetër bën, tjetër premton dhe tjetër realizon, për njerëzit flet gjithë ditën dhe për vete punon gjithë natën dhe për të pasur qysh vitin e ardhshëm një Shqipëri pa kufi.....
Nëse për një pjesë të shqiptarëve pas 10 ditësh dilema është nëse do të kenë mundësi të votojnë për shkak të asaj që përmendëm pak më parë, një pyetje ka qenë gjithmonë e madhe që lidhej me ju. Ju pse nuk kandiduat?
Sepse siç e kam bërë të qartë, unë kam një kontratë të nënshkruar me vullnetin e dy anshëm, timin dhe qytetarëve dhe qytetareve të Tiranës, dhe kjo kontratë nuk mund të prishet në mënyrë të njëanshme, por kërkon me patjetër konsensusin e palës tjetër, që është populli i kryeqytetit.
Unë i kam kërkuar dhe u kërkoj përsëri banorëve dhe banoreve të Tiranës, një mandat për të qenë Kryeministri i Shqipërisë, në mënyrë që Shqipëria të ndryshojë nën shembullin e Tiranës dhe Tirana të transformohet me ritme akoma më të larta. Ritme të cilat do të kishin qenë të tilla nëse do të kishim pasur qeveri kombëtare, me një vizion për kryeqytetin e Shqipërisë që duhet të jetë një pol zhvillimi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin. Një pikë referimi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin.
Arsyeja pse unë kërkoj të jem Kryeministri i Shqipërisë ka të bëjë edhe me domosdoshmërinë për t'i dhënë lokomotivës së ndryshimit, Tiranës fuqi të reja, për t'i dhënë këtij kryeqyteti që është bërë një pikë referimi për të gjithë, një ritëm të ri dhe një shpejtësi të re në rrugën e zhvillimit të ri, për të realizuar ato investime strategjike që kjo qeveri, por edhe qeveritë e tjera paraardhëse, jo vetëm që i kanë konsideruar prioritete, por shpeshherë i kanë parë si një problem për shkak të nevojës që të frenojnë Tiranën duke dashur të dëmtojnë Bashkinë dhe të më dëmtojnë mua personalisht.
Kjo është një politikë primitive e së shkuarës që duhet të marrë fund. Pasi ne jemi këtu për t'u shërbyer të gjithë qytetarëve, njerëzve të zakonshëm të këtij vendi të cilët kanë të drejtën e zotit të kenë pikëpamje të ndryshme, por kanë po ashtu të drejtën e zotit që të kenë shërbime të njëjta dhe të respektohen po njësoj nga shteti i tyre.
Sot ne kemi një shtet i cili është një vegël në duart e këtij pushteti që është pushteti i një familje të vetme, i një oborri shërbëtorësh të kësaj familje dhe i një klientele që punon duke përfituar nga aksesi i privilegjuar që u jep ky pushtet.
Aq e vërtetë është kjo saqë sot të gjithë ata që janë në fakt shërbëtorët e këtij populli dhe që paguhen nga ky popull, duke filluar nga mësuesit dhe mësueset, duke kaluar te mjekët dhe infermierët, dhe të gjithë nëpunësit e administratës shtetërore janë vënë në një trysni kriminale, në një trysni psikologjike që është e patolerueshme për një vend evropian, u kërkohet me çdo kusht e me çdo çmim t'i nënshtrohen pushtetit, u kërkohet të dalin me zor nëpër mitingjet e Partisë Demokratike, të Sali Berishës, të Jozefina Topallit dhe të kësaj kompanie të bukur.
U kërkohet që të kërkojnë të fotografojnë votën e tyre për të pasur të sigurt vendin e punës. U kërkohen gjithfarë gjërash që janë pjesë e një trysnie që është absolutisht e patolerueshme.
Në fakt pyetja nisi për kandidimin tuaj, ka pasur shumë kritika për mungesën e këtij kandidimi, kanë ardhur qoftë nga kundërshtarët tuaj politik zoti Sali Berisha, por kanë ardhur nga ish-lideri historik i PS-së, Fatos Nano, kanë ardhur nga LSI, kanë ardhur nga mediat.
Në fakt, në fund të fundit, a e dëmton rezultatin e PS-së dhe të mbajë një përgjegjësi moskandidimi, a krijon ky një problem psikologjik te zgjedhësit?
Këto janë kritika që kanë ardhur nga ajo që, siç edhe ju e dini dhe e dëgjoni me buzëqeshje, është për mua Shqipëria e politikës së bulevardit, e politikës së vjetër të bulevardit.
Ndërkohë që nuk e kam ndjerë këtë shqetësim askund nga qytetarët dhe qytetaret e këtij vendi, aq më pak nga qytetarët dhe qytetaret e Tiranës, që jo vetëm e kanë respektuar këtë zgjedhje timen, por përkundrazi kanë pare te kjo zgjedhje e imja seriozitetin në respektimin e një kontrate.
Ju po kërkoni të krijoni ose të bëni një kontratë me të gjithë shqiptarët. Për hir të kontratë me të gjithë shqiptarët mos duhet sakrifikuar kontrata, ose duhet të kërkohej mirëkuptimi me qytetarët e Tiranës?
Ju kuptoj, por ama ky është një mirëkuptim që kërkohet përmes votës dhe ky është një mirëkuptim që kërkohet në procesin demokratik vetëm nëpërmjet një konsultimi të qartë dhe të hapur, që është konsultimi me votë. Ndërkohë që ju siguroj në të njëjtën mënyrë e kanë lexuar këtë zgjedhje timen edhe të tjerët jashtë kufijve të Tiranës. Ndërkohë që unë kam shpjeguar dhe nuk e kam aspak të pamundur, përkundrazi ju falënderoj që më jepni rastin ta rishpjegoj edhe këtu se mua nuk më duhet një mandat për t'u ulur në një karrige deputeti.
Mua më duhet një mandat për të qëndruar në këmbë, në krye të një detyre që unë e përfytyroj si një mision dhe në të njëjtën kohë të cilën unë do ta kryej në një mënyrë tërësisht të re, siç nuk e ka kryer asnjëri nga kryeministrat e Shqipërisë në këto 18 vjet dhe do ta bëj të atillë rolin e Kryeministrit të vendit që do t'i jap mundësi shqiptarëve të shohin te Kryeministri i tyre përfaqësuesin e tyre dhe njëkohësisht mbështetjen e tyre, jo vetëm të kryeministrit, por te e gjithë Qeveria....
Do të doja shumë t'iu besoja kur thatë që ju do të jeni një Kryeministër krejt ndryshe, ndryshe nga kryeministrat që ka pasur ky vend në 18 vjet...
Siç kam qenë ndryshe nga të gjitha punët që unë kam bërë...
Unë kam një dilemë. Rreth 20 muaj më parë kemi bërë bashkë një intervistë në zyrën tuaj, në Bashkinë e Tiranës. Aty më keni deklaruar që ju nuk jeni politikan. Si mundet që të jetë një Kryeministër i mirë një njeri që nuk është politikan? Është njëlloj si të them që do të bëj një emision të mirë pa qenë gazetar.
Nuk është e njëjta gjë sepse politika është edhe profesion, por nuk është vetëm profesion dhe nga niveli shumë modest i pozicionit tim dhe në shkallën shumë modeste të raportit tonë me botën, më lejoni të them që njeri nga presidentët më të mëdhenj të Amerikës, i cili quhej Ronald Regan, ishte presidenti që e filloi dhe e mbylli qenien e tij në Shtëpinë e Bardhë si presidenti i qytetarëve që refuzoi të pranonte që ishte politikan.
Ju u thoni qytetarëve, që unë do ta zbres politikën te ju.
Pse duhet t'iu besojnë ata kur në të gjithë veprimtarinë tuaj, të paktën muajt e fundit, ndryshimet Kushtetuese, në hartimin e Kodit të ri Zgjedhor, ju i hoqët edhe të vetmen mundësi që të kishin për të vendosur ata për deputetët...?
Kjo nuk është e vërtetë. Përkundrazi, unë ju siguroj që shumica e shqiptarëve dhe shqiptareve janë absolutisht provues për sistemin e ri që ne kemi zgjedhur dhe kanë qenë absolutisht aprovues për ato ndryshime, që ne sollëm në sistemin politik, duke ndryshuar rrënjësisht sistemin zgjedhor dhe duke u dhënë mundësi njerëzve që të zgjedhin për një program, për një ekip dhe për një lider, njëkohësisht duke i dhënë votës së tyre një fuqi të re.
Njerëzit sot kanë mundësi që me votën e tyre të zgjedhin jo thjesht një kandidat i cili iu shtron disa rrugë, apo vendos ndonjë transformator tek-tuk, që i zgjidh ndonjë problem të atyshëm, por që të zgjedhin një numër të konsiderueshëm deputetësh që do të jenë garantët e programit të ri për Shqipërinë që e kemi shkruar së bashku.
Duke menduar se shpreh dhe sensibilitetin dhe interesin e opinionit, por edhe votuesve potencialë të të majtës suaj, do të doja të më përgjigjeshit drejtpërdrejt pse nuk përfshitë në listat e kandidatëve politikanë si Fatos Nano, Musa Ulqani, Rexhep Meidani, Ylli Bufi, Shkëlqim Cani etj?
Së pari, janë njerëz të ndryshëm dhe arsyet janë të ndryshme. Unë do të shprehja këtu respektin dhe mirënjohjen time më të thellë për këta njerëz përgjithësisht, për gjithçka që kanë bërë dhe për gjithçka kanë dhënë. Por ndërkohë, siç e kam thënë dhe e përsëris edhe këtu, listat e deputetëve nuk janë lista që ndërtohen mbi bazën e kontributeve në të shkuarën, por janë lista që ndërtohen mbi bazën e angazhimit për të nesërmen.
Por, ritheksoj se nuk përjashtoj në asnjë mënyrë, por përkundrazi e konsideroj absolutisht të rëndësishëm për shoqërinë tonë kontributin që vazhdon të japë Presidenti Mejdani, kontributin që kanë dhënë për Parlamentin e Shqipërisë Musa Ulqini, Ylli Bufi. Apo kontributin për të cilin i jam mirënjohës Shkëlqim Canit si njëri nga njerëzit që asistuan me shumë dashamirësi dhe me shumë profesionalizëm në shkrimin e programit tonë të ri.
Harruat vetëm Fatos Nanon...
Lidhur me zotin Nano, unë besoj se arsyeja është mëse e qartë për të gjithë qytetarët dhe qytetaret e këtij vendi. Ne kemi nevojë për deputetë dhe deputete që të kryejnë detyrën karshi atyre që i votojnë 24 orë në 24, 4 vjet me radhë.
Pse nuk është politikë e re Fatos Nano, Rexhep Meidani, Shkëlqim Cani, por duhet të jenë Fidel Ylli, Tom Doshi, Dashamir Peza etj?
Nuk di se si i bashkoni emrat në këtë mozaik. Por për të gjithë ata njerëz që janë në listën e PS-së ka arsye. Një nga komponentët e listave tona janë padyshim përfaqësuesit e sipërmarrjes së lirë shqiptare.
Ne duam të bëjmë një aleancë të re me sipërmarrjen shqiptare. Ne duam të bëjmë të mundur që një politikë e re ndaj sipërmarrjes t'i krijojë një frymëmarrje tërësisht të re talentit sipërmarrës të shqiptarëve dhe t'i japë një mundësi tërësisht të re të gjithë sipërmarrësve shqiptarë të cilët sot e për gjithë ditën pas 18 vitesh i fshihen shtetit, i fshihen jetës publike, i fshihen ekspozimit të suksesit të tyre sepse janë të trembur nga ajo që vjen pas, që është trysnia deri edhe mafioze e një shteti që për të mbushur arkën, në fund të vitit iu turret sipërmarrësve në forma dhe mënyrë të papranueshme për një vend që është në Evropë dhe që synon të aspirojë të jetë anëtare e BE-së dhe t'u japim sipërmarrësve piedestalin që u takon...
Zoti Rama, në premtimet e tuaja elektorale, në programin në të cilin nuk e kemi parë akoma fizikisht, por e besojmë që ekziston diku, vetëm virtualisht jemi njohur dikur. Ju premtoni 197 mijë vende punë, nëse PS dhe e majta vjen në pushtet. Si do ta realizoni?
Saktësisht quhen mundësi për punë.
Mos harroni se sot kjo politikë e vjetër, të gjithë njerëzit që jetojnë në fshat i konsideron të punësuar.
Ndërkohë që në fshat ka një problem dramatik, pamundësie për punë. Ne besojmë te transformimi i politikës për fshatin nga një politikë e vjetër që e sheh fshatin si një territor ku njerëzit janë lënë në mëshirë të fatit dhe mbijetojnë me fuqinë e mendjes dhe të krahut të tyre. Imazhi i shtetit është thjesht dhe vetëm një lëmoshë për bujqësinë.
Një politikë të re për transformimin e ekonomisë rurale. Ne do ta transformojmë rrënjësisht marrëdhënien e qeverisë me fshatin, duke u dhënë në radhë të parë të gjithë bujqve dhe fermerëve atë që u mungon prej 18 vjetësh, shtetin në krah dhe duke u garantuar atyre dokumentin e pronësisë së tokës që prej 18 vjetësh e kanë vetëm në përdorim dhe njëkohësisht të gjithë atë politikë mbështetëse për të ulur kostot e prodhimit të tyre dhe për ta nxjerrë prodhimin e tyre në treg.
Por fshati nuk është vetëm bujqësi dhe prodhim bujqësor. Fshati është një hapësirë ku njerëzit dashurohen, kur njerëzit martohen dhe lindin fëmijë, ku njerëzit krijojnë familje të cilat kanë nevojë për shërbimin arsimor, për shërbimin social, të cilat kanë nevojë për atë dinjitet dhe për atë status që kanë familjet që jetojnë në qytet.
Kjo nuk ka të bëjë me premtimin për vendet e punës...
Duke krijuar një ekonomi të re rurale ne do të krijojmë një hapësirë të paanë mundësish për punësim. Nga ana tjetër ne do të nxisim, siç e thashë në pjesën e parë, sipërmarrjen shqiptare dhe investimet jo vetëm në zonat e prodhimit industrial, por edhe në bujqësi dhe kjo na çon në konkluzionin që do të krijojmë atë numër që ju thatë, mundësish për punë.
Keni hedhur gjithashtu një ide tjetër, është Ministria e Fshatit, meqë ju përmendët fshatin. Çfarë ndryshimi do të ketë kjo nga Ministria e Bujqësisë?
Për lehtësi komunikimi quhet kështu, por zyrtarisht ajo do të quhet Ministria e Zhvillimit Rural. Pra ne kalojmë nga një fazë primitive, e kuptimit dhe e trajtimit të fshatit, në një fazë bashkëkohore të kuptimit dhe të trajtimit të gjithë hapësirës rurale. Flasim për ekonomi rurale, flasim për zhvillim të qëndrueshëm rural.
Kjo ministri do të menaxhojë të gjithë hapësirën rurale dhe do të ketë në dispozicion të gjitha ato fonde për mbështetje dhe zhvillim të fshatit që sot praktikisht janë të shpërndara në shumë duar dhe në shumë dikastere dhe janë pre e klientelave politike e partiake, janë pre e manipulimit elektoral të fshatit pa asnjë lloj vizioni integral të zhvillimit të tij dhe pa asnjë lloj rezultati si ai rezultat që do të dëshirojë dhe do të ishte i pritshëm me të gjitha këto fonde që shpenzohen.
-------------------------------------------------------------------------------------------------------
Do të ketë më Ministri Bujqësie?
Jo, do të jetë e integruar brenda. Boll të shikoni programin e rrugëve rurale që është një katastrofë e vërtetë, një shpërdorim dhe abuzim me fundet publike, i cili nuk ka pasur asnjë sukses për sa kohë që ne kemi zona të tëra në Shqipëri ku prodhimi kalbet në fushë. Ku prodhimi hidhet në lumë, ku prodhimi varroset se nuk del dot në treg. Një nga arsyet që prodhimi nuk del dot në treg janë rrugët e munguara të prodhimit.
Ne rrugët do t'i konsiderojmë jo si vija kalimi të njerëzve dhe të makinave, por si rrugë të zhvillimit, si rrugë të prodhimit dhe turizmit, që janë pa asnjë diskutim dy prioritete themelore të qeverisë sonë dhe që janë dy nga pikat e planit tonë prej shtatë pikash për ndryshim.
Nëse ka diçka që PD mburret, por që është pranuar gjerë dhe nga grupet e interesit, është sistemi fiskal që kanë realizuar dhe që kanë implementuar gjatë këtyre katër viteve.
Ju do ta prekni këtë sistem fiskal? Çfarë nuk preket? Çfarë do ndryshoni?
Me paketën fiskale këta zotërinj që qeverisin kanë bërë atë që nuk bëhet. Ndryshime disa herë brenda të njëjtit vit.
Nëse ka një gjë që e ka shqetësuar dhe e ka penguar seriozisht sipërmarrjen në këto vite ka qenë mungesa e stabilitetit fiskal, ndryshimet e vazhdueshme të rregullave të lojës në mes dhe gjatë lojës, dhe pamundësia për të krijuar një raport të qëndrueshëm përmes një sistemi fiskal të qëndrueshëm.
Ne kemi pasur një konsulencë të nivelit më të lartë botëror për programin tonë, e posaçërisht dhe për programin e zhvillimit ekonomik dhe fiskal. Jemi konsultuar me kryeministra që kanë lënë gjurmë në vendet e tyre, e kam thënë dhe e rithem sot, u jam mirënjohës Kryeministrit të Francës, të Italisë, të Danimarkës.
Njerëz të cilët kanë bërë reforma të jashtëzakonshme dhe që sot konsultohen nga qeveri dhe nga institucione ndërkombëtare shumë prestigjioze. Konkluzioni ynë është ky, që ne nuk do ta prekim sistemin fiskal në këtë fazë të parë të mandatit tonë të parë dhe ne nuk do të ngremë asnjë taksë.
Do të bëjmë disa ndërhyrje për të lehtësuar goditjen e rëndë që u jep taksa e sheshtë niveleve të poshtme, duke filluar nga mësuesit dhe mësueset, që për shkak të taksës së sheshtë sot vërtetë kanë një pagë të dyfishuar në terma aritmetikore, por kanë një fuqi blerëse të pakësuar në raport me katër vjet më parë.
Si do t'ia bëni?
Do të bëjmë një sërë ndërhyrjesh të koordinuara, për shembull çdo mësuesi dhe mësueseje ne do t'u ofrojmë një paketë shëndetësore deri në 10 mijë euro falas, në rast se ata do të kenë nevojë për kujdes shëndetësor dhe një sërë elementësh të tjerë që kanë me një ndihmë që vjen në rrugë indirekte, por që lehtëson pikërisht barrën e kostos së jetesës së tyre.
Të njëjtën gjë për nivelet e poshtme të pagave në administratë. Duke u munduar të krijojmë më shumë frymëmarrje për familjet që jetojnë me pagat e sektorit shtetëror dhe për të gjitha ata që për shkak të taksës së sheshtë ndjejnë një trysni shumë të madhe në fuqinë e tyre blerëse.
Po TVSH-në si do ta trajtoni?
Nuk kemi asnjë problem dhe asnjë tundim për ta prekur nivelin e TVSH-së përderisa jemi të orientuar të stabilizimit fiskal.
Duam të kemi një sistem fiskal të qëndrueshëm, duam të kemi rregulla loje të mirëcaktuara në bashkëpunim me komunitetet e biznesit dhe grupet e interesit, për t'u dhënë mundësi në një periudhë kohore të konsiderueshme që të mos kenë asnjë lloj problemi dhe luhatja.
Ndërkohë që pa asnjë dyshim do të heqim menjëherë pagat e referencës, çmimet e referencës dhe do të transformojmë tërësisht marrëdhënien e përfaqësuesve të shtetit dhe të administratës fiskale me sipërmarrjen përmes një rikonceptimi dhe një rinovimi të sistemit të administrativit.
Ju po kërkoni mandat për të bërë shtet ndërkohë që brenda këtij mandati është dhe viti 2012 ku Shqipëria do të festojë 100-vjetorin e themelimit si shtet. Si do të jetë ky shtet në vitin 2013 kur përfundon ky mandat?
Aspiratat e mia janë sot më shumë se asnjëherë tjetër shprehja e aspiratave të atyre shqiptarëve dhe shqiptareve që unë kam takuar nëpër Shqipëri. Zëri im është sot më shume se asnjëherë tjetër, zëri atyre qindra e mijëra shqiptareve që kam takuar në Shqipëri.
Kur flasim për ndërtimin e një shteti flasim për një proces. Por ama ky proces duhet të fillojë me një reformë radikale që do të jetë reforma e qeverisjes.
Unë së bashku me kolegët dhe koleget e mia do të reformoj radikalisht qeverisjen duke reformuar të gjitha institucionet bazë të qeverisjes dhe duke u shtrirë pastaj në të gjitha agjencitë e tjera, duke filluar nga Këshilli i Ministrave dhe nga vetë mënyra se si ndërtohen, dhe si funksionojnë.
Me sa ministri do ta keni, zoti Berisha ka premtuar një qeveri edhe më të vogël se sa është...?
Sot është një debat i hapur, por është fare e qartë, nuk bëhet fjalë nëse është një qeveri e vogël apo nëse është një qeveri e madhe.
Bëhet fjalë nëse është një qeveri e efektshme apo nëse është një qeveri e paefektshme, pasi të shkosh me obsesionin për të ndërtuar një qeveri të vogël dhe të shkurtosh numrin e atyre që në fakt duhet të jenë më shumë, apo nga ana tjetër të bësh një qeveri të madhe dhe të zmadhosh numra që duhet të shkurtohen, do të thotë që të shkosh nga njëra anë e lavjerrësit në një tjetër pa gjetur ekuilibër.
Unë ju them këtë, që ne do të ndërtojmë një qeveri shumë më të efektshme. Kemi punuar në mënyrë shumë-shumë rigoroze për reformën e qeverisjes dhe e kemi bërë këtë jo vetëm të asistuar nga ekspertë të nivelit më të lartë, por falë edhe një ndihme shumë të çmuar të dhënë nga ekspertë amerikanë që kanë punuar drejtpërdrejt me reformën e qeverisjes së administratës së parë të presidentit Klinton dhe kemi bërë një analizë rigoroze të 18-vjetëve të të gjitha qeverive, të të gjitha strukturave, të të gjitha mënyrave dhe proceseve të brendshme të vendimmarrjes dhe të të gjitha vendimeve të qeverisë. Kemi arritur në disa konkluzione shumë të rëndësishme që janë përkthyer në 100 masa për reformimin e qeverisjes.
Po qeverinë hije e keni bërë?
Jo, jo.
Sa do të rritet cilësia e jetës?
...Nuk flasim për atë që është rritja e natyrshme e pagave. Pagat janë rritur në mënyrë progresive në Shqipëri dhe ju siguroj se nuk ka trend të veçantë rritjeje në këtë periudhë.
Pagat janë rritur në mënyrë progresive gjatë gjithë periudhës, pa asnjë dyshim do të vazhdojë rritja progresive. Problemi është se çfarë tjetër do të ketë përveç rritjes së pagave dhe lënies së njerëzve vetëm përballë barbarisë dhe përballë kaosit pa asnjë lloj rregulli dhe perspektive të atij që quhet treg.
Një nga pyetjet që gjithmonë vërtitet është se sa mandate do të marrë Poli i Lirisë, PD, LSI. A do të arrini ta bëni të vetëm qeverinë me 28 qershor?
Jo vetëm, me koalicionin tonë ne do të kemi autonominë qeverisëse.
Ju shpresoni se do të merrni mbi 71 mandate?
Unë nuk shpresoj, jam i bindur për këtë. Në rast se sot kam një rezervë, kjo rezervë lidhet vetëm me besueshmërinë dhe transparencën e procesit zgjedhor.
Për këtë arsye unë dua t'i bëj, me lejen tuaj, të gjithë qytetarëve dhe qytetareve që kanë aplikuar të marrin kartën e identitetit, të mos ta lenë për ditën e fundit, pasi është e nevojshme që t'i japin mundësi vetës të votojnë, është e domosdoshme.
Së dyti, policisë së shtetit që të qëndrojë korrekt dhe të mos vazhdojë të japë shenjat që po jep ditët e fundit ku po bëhet, për fat të keq, palë në episode që mund të jenë të vogla në raport të tërën, por që kanë domethënien e tyre.
Duke i garantuar të gjithë punonjësve të sotëm të policisë respektin maksimal timin dhe forcës që përfaqësoj për ligjin dhe për rolin e tyre si njerëz të ligjit, u them se do të ndëshkohet me forcën e ligjit çdonjëri që do të guxojë të kapërcejë kufirin e ligjit duke e vënë uniformën e shtetit në dispozicion të interesave të pushtetit.
Së treti, u bëj thirrje të gjithë prindërve të këtij vendi që sot janë rrogëtarë të shtetit tonë të përbashkët që të mos bien në asnjë mënyrë pre e presioneve të turpshme dhe mafioze të atyre drejtuesve shtetërore që përdorin detyrën shtetërore për të bërë trysni dhe për t'u bërë presion që të votojnë për pushtetin, jashtë bindjeve dhe jashtë dëshirës së tyre.
Nëse ju si kryetar i PS dhe koalicioni që ju drejtoni nuk arrini t'i merrni 71 votat për të krijuar qeverinë, a do të pranonit të bënit aleancë me LSI dhe koalicionin e tij?
Sot ne jemi betejë për t'i dhënë Shqipërisë një qeveri e cila do të realizojë angazhimet që ne po marrim.
Të gjithë shqiptarët dhe shqiptaret që duan ndryshimin, që besojnë tek ndryshimi, që dëshirojnë të bëhen pjesë e ndryshimit, që kanë vullnet për të riorganizuar shtetin dhe Shqipërinë, duhet që votën e tyre ta vendosin tek kutia ku shkruhet PS, Edi Rama.
Kjo sepse çdo votë që shkon në drejtime të tjera është një votë në drejtimin tanimë të ditur, të politikës së vjetër të këtyre 18 viteve.
Në rast se duan një parlament i cili të ketë një mazhorancë që të bëjë ligje të mira dhe të marri vendime të drejta për ta, nuk duhet t'u japin mundësinë forcave të tjera që ta mbajnë parlamentin peng dhe ta mbajnë qeverinë peng të të njëjtave interesa që për 18 vite me radhë nuk e kanë lejuar qeverinë e këtij vendi dhe vetë këtë vend që të lëvizë me shpejtësinë e qytetarëve dhe qytetareve në drejtim të realizimit të shpresave dhe ëndrrave të tyre.
E përkthyer ndryshe kjo do të thotë që vota për Metën është votë për Berishën...
Unë nuk dua të hyj në këtë retorike, por unë vetëm dua të vë theksin tek domosdoshmëria për të votuar për një rrugë të re ndryshimi. Këtë rrugë të re mund ta garantojë vetëm një forcë të re, kjo është forca e bashkimit tonë të ri, e koalicionit tonë dhe e lidershipit të këtij koalicioni që është PS.
A do jepni dorëheqjen nga kryetar bashkie, nëse do të bëheni Kryeministër?
Besoj që kjo është pjesë e rrugës që kam nisur. Pra në rast se qytetarët dhe qytetaret e Tiranës do të vendosin që unë të jem Kryeministri i tyre, atëherë patjetër do të na duhet që të mendojmë së bashku për një zgjedhje të re, për Bashkinë e Tiranës. E kam thënë në vijimësi, por gjithmonë është krijuar si ekuivok ndoshta me dëshirën e mirë për të bërë lajm.
Por, nëse humbni, situata përpara ishte fitoni, nëse humbni do ta jepni dorëheqjen nga kryetari i PS-së dhe do të vazhdoni deri më 2011 të jeni kryetar i Bashkisë së Tiranës. Kush do t'iu mbështesë politikisht?
Nuk i hy fare këtij diskutimi se çfarë do të ndodhë më pas. Thjesht është e qartë që e kam thënë dhe e përsëris. Unë nuk jam politikan, jam një qytetar në një mision.
Pjesë e këtij misioni është kjo mundësi që unë u jap njerëzve duke iu ofruar të gjitha energjitë, idetë dhe vullnetin tim për të qenë në dispozicion të tyre. Në rast se njerëzit do ta refuzojnë këtë mundësi, pa asnjë dyshim unë nuk kam arsye që të mos i krijoj mundësinë PS-së që t'u japë njerëzve një mundësi të re.
Çfarë raporti do të keni pas kësaj mundësie të re që ju do t'i jepni PS-së që të ketë një kryetar të ri me politikën?
Atë që kam pasur gjithmonë, raportin e një qytetari të angazhuar. Por, sigurisht misioni im ridimensionohet.
Në këto kushte, më 2011 do të rikandidonit për një mandat të katërt për në krye të Bashkisë së Tiranës...?
Çfarë qëndrimi do të mbajë PS nëse vjen në pushtet me TVSH-në?
Do të jetë një nga transformimet më rrënjësore, më të prekshme dhe pa asnjë dyshim më të shpejta që ne do të bëjmë. Unë dhe PS do t'ia kthejmë TVSH-në publikut shqiptar, ose më saktë jo do ta kthejmë se s'e ka pasur kurrë, sot më shumë se asnjëherë publiku nuk e ka televizionin e vet për të cilën paguan edhe taksë.
Por angazhohem këtu solemnisht që pas 28 qershorit, publiku shqiptar do të ketë televizionin e vet dhe njëkohësisht ne do të hapim dhe një kanal të dytë të televizionit publik, i cili do të shërbejë për mësimin e gjuhës amtare, për fëmijët shqiptarë në emigracion, do të shërbejë për transparencën e politikave qeverisëse dhe pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje, do të shërbejë për të diskutuar dhe njëkohësisht për të angazhuar publikun me ato modele zhvillimi që ne do të krijojmë.
Pra në formën e një televizioni modern publik i cili do të jetë realisht televizioni i informimit dhe i komunikimit me publikimin. Reformat në TVSH do të jenë realisht radikale.
Zoti Rama kur keni publikuar për herë të parë programin jeni shfaqur në një konferencë për shtyp me disa nga emrat e rinj të PS-së, këto emra do të përbëjnë bërthamën e qeverisë suaj nëse fitoni zgjedhjet e 28 qershorit duke lënë jashtë emrat e njohur ndër vite?
PS është sot një forcë që ndër të tjera harmonizon breza, harmonizon gjini, harmonizon prejardhje dhe rrugë, eksperiencash njerëzore dhe pa dyshim edhe qeveria jonë do të jetë shprehja e kësaj harmonie.
A mos është mosdorëheqja juaj nga drejtimi Bashkisë, plani B nëse nuk i fitoni zgjedhjet e 28 qershorit?
Kjo është sigurisht një mundësi për ta interpretuar pozicionin që unë kam zgjedhur të mbaj. Por nuk është arsyeja pse unë kam zgjedhur të mbaj këtë pozicion. Unë e kam shpjeguar, unë kam një kontratë me qytetarët dhe qytetaret e Tiranës, unë dua të bëhem Kryeministri i Shqipërisë, në mënyrë që Shqipëria të zhvillohet nën shembullin e Tiranës.
Ndërkohë Tirana të zhvillohet në një shpejtësi shumë herë më të madhe se ç'jemi zhvilluar deri më sot, shpejtësi të cilën nuk e ka pasur deri më sot, për shkak se kemi qenë të detyruar të bashkëjetojmë me qeveri kombëtare që nuk kanë pasur vizionin e zhvillimit të metropolit të Shqipërisë....
Marrë me shkurtime nga