E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet gjysmë kile heroinë, dy në pranga

Policia ka kapur edhe një pistoletë, gjatë operacionit të zhvilluar mbrëmjen e të premtes të kryer në afërsi të një shkolle


TIRANE- Më tepër se gjysmë kile heroinë dhe një armë zjarri pistoletë "TT", janë bllokuar nga policia e kryeqytetit gjatë një operacioni të koduar "Finish", të zhvilluar në zonën e Shkollës së Kuqe, ndërsa janë ndaluar dy persona. Kapja e drogës si dhe arrestimi i dy personave është pohuar zyrtarisht nga Policia e Tiranës, ndërsa personat akuzohen për shitje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Oltian Najtellari, 25 vjeç, banues në Korçë, si dhe Matildo Mezini, 22 vjeç, banues në Vorë, janë arrestuar nga policia në rrugën "Qemal Stafa", pranë Shkollës së Kuqe, ndërsa mbanin një sasi heroine me vete. Sipas burimeve të policies, në këtë ndërhyrje, policia ka bllokuar rreth 100 gram heroinë, që është bllokuar nga blutë. Ndërkaq, gjatë kontrollit të kryer në banesën e Oltion Natjellarit, u gjet sasia tjetër prej rreth 400 gramësh e paketuar në një qese. Sipas burimeve të policies, personat e arrestuar prej disa javësh, ishin përfshirë në një rrjet shpërndarjeje në afërsi të Shkollës së Kuqe, Oxhakut e ish-Shkollës së Bashkuar etj. Një javë më parë, agjentët dhe oficerët e Antidrogës së kryeqytetit nisën ndjekjen dhe vëzhgimin e personave të përfshirë në këtë rrjet të shitjes dhe shpërndarjes së heroinës. Ndërkaq, pas mbajtjes së personave në vëzhgim, policia ka zbuluar se përdoruesit e merrnin heroinën nga personat e arrestuar. Në momentin e arrestimit, oficerë t e drogës kanë kapur personat ndërsa iu shisnin heroinën disa blerësve dhe përdoruesve. Pas bllokimit të saj, policia ka kryer kontrollet në banesat e personave duke bllokuar edhe sasinë tjetër të heroinës. Më pare, sipas burimeve të policisë, Najtellari ka qenë i dënuar për të njëjtën veprimtari kriminale.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›