E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politika, urime dhe apel per mirekuptim Rozeta Rapushi

Kreret e institucioneve dhe te politikes shqiptare, uruan dje te gjithe myslimanet me rastin e festes se Fiter Bajramit, duke bere edhe thirrje per tolerance e mirekuptim. Presidenti Bamir Topi, gjate vizites se tij ne Seline e Bashkesise Myslimane Shqiptare dhe Kryegjyshaten Boterore Bektashiane, vec urimit per besimtaret myslimane shqiptare per kete dite te shenjte ne kalendarin islam, uroi edhe per me shume tolerance ne politike. "Uroj te gjithe besimtaret myslimane. Eshte dita kur te gjithe njerezit duhet te japin me shume dashuri, te kene me shume respekt per njeri-tjetrin, me shume tolerance dhe me shume mirekuptim! Sipas kesaj doktrine filozofike te Islamit, e gjithe shoqeria duhet te toleroje me shume, te jape me shume mirekuptim dhe besoj se kjo vlen me shume per ata qe kane fatet e vendit ne dore qe do te thote, per politikanet ne radhe te pare, per institucionet, ne menyre qe te demonstrojne me shume tolerance, me shume butesi ne mesazhet e tyre, sepse ajo qe demonstrojne politikanet, amplikifikohet pastaj ne mbare shoqerine", tha kreu i shtetit. Sipas tij, kjo eshte dita kur duhet te mendohet per hallet e njerezve e per njerezit qe jane ne nevoje. "Ata kerkojne me shume vemendje, jo vetem fjale, me shume ndihme e me shume solidaritet, sepse vetem ne kete menyre, shoqeria behet me e forte dhe Shqiperia, vetem ne kete menyre ka shanse qe te shkoje ne familjen e vendeve te qyteteruara, sikurse eshte familja e vendeve evropiane", vijoi Topi. Ndersa kryeministri Sali Berisha, pa bere asnje koment politik, dha nje urim shume te perzemert per te gjithe ata qe ne perkushtim te madh ndaj Zotit agjeruan Muajin e Madherueshem te Ramazanit. "Urimi eshte natyrisht per te gjithe besimtaret myslimane, si dhe besimtaret e te gjitha besimeve, te cilet kane tek i Gjithefuqishmi, tek Zoti, gurren e pashtershme te forces, te energjise, te frymezimit. Dua te shpreh edhe njehere nderimin tim me te thelle, per te gjithe udheheqesit shpirterore te kombit shqiptar, udheheqesit e te gjitha besimeve per kontributin e tyre te jashtezakonshem ne ndertimin e infrastruktures shpirterore, ndertimin e besimeve fetare, nisur nga kushtet dhe rrethanat me te veshtira, me te paprecedente", theksoi kreu i qeverise. Sipas tij, ne nje hark kohor te shkurter ata ia dolen te ngrene vlerat hyjnore, te ngrene dhe te rindertojne besimet e medha te shqiptareve, ne harmoni te plote njeri me tjetrin, ne tolerance te shkelqyer, ne bashkepunim, cka perben kjo dhe virtytin me te madh te shpirtit te ketij kombi dhe te ketyre qytetareve. Urime u bene dje edhe nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila pas vizites ne Seline e Komunitetit Mysliman, tha se Festa e Bajramit duke mbajtur vete fjalen feste eshte nje gje e bukur, nje dite e gezueshme. "Une uroj te gjithe besimtaret myslimane ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni dhe te gjithe shqiptaret qe jetojne jashte atdheut gezuar Bajramin", uroi ajo, duke shuar qe viti qe vjen t'i gjeje te gjithe me mire e me me shume mbaresi e paqe. Topalli shtoi se festa eshte shperblim pas nje muaji sakrifice, sic eshte muaji i Bajramit, "meditimi, vete disiplinimi dhe shperblimi eshte gezimi dhe paqja ne familje".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›