Carew i bashkohet West Hamit

Nga Express më 07 gusht 2011 në ora 18:45
Sulmuesi norvegjez, John Carew i është bashkuar klubit nga divizioni i dytë anglez West Ham United, pasi u lirua nga Aston Villa në fund të sezonit të kaluar.
Carew, i cili ka shënuar 23 gola në 88 ndeshje ndërkombëtare, nënshkroi me West Hamin pasi kaloi vizitat mjekësore të shtunën.
31 vjeçari është përforcimi i pestë i West Hamit, pas rënies nga Premierliga sezonin e kaluar dhe në Upton Park i bashkohet blerjeve të tjera Joey O’Brien, Abdoulaye Faye, Kevin Nolan dhe Matt Taylor.