E Shtunë, 31 Tetor 2026

A e njihni Duden’in

Nga Express më 07 gusht 2011 në ora 18:23

Çdokush që ndonjëherë është përballur me sfidën e mësimit të gjuhës gjermane e di mirë se kush është Duden. Gjuha moderne gjermane është sinonim i emrit të pionierit të linguistikës, Konrad Duden, i cili vdiq 100 vjet më parë.

"Gjuha gjermane, një gjuhë e vështirë”, thotë një fjali që e di çdo fëmijë në Gjermani. Për kompleksitetin e gjermanishtes ishte i vetëdijshëm edhe Konrad Duden, pionieri i standardizimit të gjuhës gjermane, 100-vjetori i vdekjes së të cilit u shënua këtyre ditëve në Gjermani. Sipas biografëve, Duden, para së gjithash, ishte “një mësues i vërtetë, të cilin e karakterizonte disiplina pruse, përkushtimi ndaj punës dhe dashuria ndaj gjuhës gjermane”.

Tepër shumë dialekte

Mendimi për standardizimin e gjuhës gjermane Duden’it i erdhi në fillim të viteve të 70’a të shekullit 19, kur u punësua si mësues i gjimnazit të Schleitz, në provincën e Tirinos. Në këtë pjesë të Gjermanisë që shtrihet në tre-kufirin ndërmjet zonave gjuhësore trine, frange dhe hesene, Duden, i cili deri atëherë kryesisht vepronte nëpër shkollat gjermane nëpër Itali, hasi në dialekte problematike gjermane. Si pasojë, në vitin 1872, ai shpalli të ashtuquajturin “Duden të Schletz’it”, e disa vite më vonë edhe paraardhësin e fjalorit të gjuhës së sotme standarde gjermane, i cili njihet nga të gjithë si “Duden”.

Mirëpo, rruga drejt një drejtshkrimi dhe gramatike të përbashkët ishte e vështirë dhe e mundimshme. Krahas me përpjekjet e Duden’it për standardizimin e gjuhës nga një pedagog, i cili me këto probleme ishte përballur gjatë jetës së tij të përditshme, dhe politika e ndjeu nevojën e futjes në përdorim të një gjuhe, në të cilën do të shkruhej njësoj që nga Alpet e deri në Baltik, dhe që nga Rhine e ulët e deri në Prusinë Lindore. Rezultat i këtij procesi ishte pranimi i edicionit të shtatë të zgjeruar të versionit të parë të “Deden’it”, si fjalor standard i gjuhës gjermane. Megjithëse, kjo gjë u bë vetëm gjatë Konferencës së Dytë Ortografike, në vitin 1901. Konrad Duden vdes dhjetë vjet më vonë, pak kohë pasi kishte përgatitur për shtyp edicionin e 9 të veprës së tij jetësore.

“Duden’i” lindor dhe perëndimor

Edicioni i ri i Duden’it “Redaktimi i Duden që nga fillimi i ishte besuar Institutit Bibliografik në Leipzig. Kjo u bë për faktin se pas Luftës së Dytë Botërore, respektivisht pas ndarjes së Gjermanisë, në treg u shfaqën dy “Duden”, ai i lindjes, nga Leipzigu, dhe ai i perëndimit, nga Mannheim.

Deri në bashkimin e Gjermanisë, në vitin 1990, këta dy institute injoruan plotësisht njëri-tjetrin, derisa, në vitin 1991, nuk doli nga shtypi “Dudeni i Përbashkët”, me 115,000 fjalë, qofshin ato lindore apo perëndimore. Ndryshe, gjatë historisë së tij "Duden" përjetoi edhe shumë ‘pastrime’, siç ishte ai i pas Luftës së Dytë Botërore, kur nga fjalori u hoqën termat racistë që ishin futur gjatë sundimit të nacional-socialistëve, si për shembull fjale “jude” (emërtim nënçmues për çifutët).

Edicioni i fundit i Duden, i viti 2009, përmban 135,000 fjalë, dhe nga paraardhësit e tij është më i pasur për afro 5,000 fjalë të reja. Fjalori ka kohë që është publikuar edhe në internet, dhe qasja në të është pa pagesë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›