E Diel, 1 Nëntor 2026

Caritas, shtrin rrjetin në rajonin e Ballkanit, në ndihmë të shtresave në nevojë Kryeministri Berisha gjatë takimit me përfaqësues të Caritas-it Evropian

Kryeministri Berisha ka pritur paraditen e sotme në një takim miqësor përfaqësues të Caritas-it Evropa, të cilët janë në Shqipëri në kuadër të krijimit të rrjetit të Caritas-eve të Evropës Juglindore për përpalljen e emergjencave në këtë rajon. Në takimin me Kryeministrin merrnin pjesë donatorë dhe përfaqësues të Caritasi-t evropian, me përfaqësues gjermanë, rumunë, bullgarë, kosovarë, belgë dhe turq. Duke e falënderuar kreun e ekzekutivit për pritjen ata shprehën vlerësimin për kontributin e qeverisë shqiptare në krijimin e një klime mbështetjeje e bashkëpunimi me Caritas-in shqiptar. Më pas përfaqësuesit e Caritas-it Evropian njoftuan kryeministrin për organizimin e rrjetit të tyre në rajonin e Ballkanit dhe për objektivat e kësaj organizate në favor të përballimit të rreziqeve dhe shtresave në nevojë. “Qeveria shqiptare, e vlerëson si hap të rëndësishëm krijimin e rrjetit evropian për rajonin tonë dhe këndvështrimin, që ajo synon në menaxhimin e rreziqeve. Kjo iniciativë do të ketë mbështetjen dhe mirëkuptimin e qeverisë shqiptare”, u shprehje gjatë takimit Berisha. Sipas tij, Shqipëria tashmë është një vend i stabilizuar dhe i kushton vëmendje solidaritetit qytetar, si dhe bashkëpunimit midis shoqërisë civile, komunitetit me qeverinë qendrore e vendore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›