Carla & Nikolas, historia e vërtetë
Dje, më 5 maj, Karla Bruni-Sarkozi, përsëri zuri faqet e para të shtypit francez. Kësaj here falë një libri. Merrni me vete 16 euro e 50 qindarka, shkoni në cilëndo librari të Francës e Navarrës dhe zhytuni në leximin e "Carla et Nicolas", historia "véritable" (e vërtetë) e romancës së tyre. Duhet të jeni të sigurt se mbiemri nuk është aspak spekulim publicitar i shtëpisë botuese që e ka hedhur në treg. Këtë e garanton vetë Karla, e cila ka folur gjatë me dy autorët, Valeri Benaim dhe Iv Azerua. Zonja e Parë e Francës siguron lexuesit se u ka rrëfyer gjithçka me seriozitet e vërtetësi.
Gjithçka është shumë shik. Së pari le të hyjmë tek intimiteti i çiftit, që qëndroi aq gjatë nëpër gojët e njerëzve e në faqet e shtypit. Në libër "ka mjaltë" me bollëk, gjë e cila as që mund të vihej në dyshim: "Fiziku, sharmi, zgjuarsia e tij më bënë të dashurohesha kokë e këmbë. Nikolasi ka pesë apo gjashtë tru, që të gjithë të shkëlqyer...". Por nuk mungojnë as tonet e hidhura. Për shembull, flitet gjatë për mëritë që kanë karshi njëra-tjetrës femrat që zënë kopertinat e revistave. Njëra është Karla, tjetra është Rashida Dati, ministrja bukuroshe e Drejtësisë. Edhe ajo nuk i kursen takat e larta e veshjet "Dior". Në sfond vërehet hija e rëndë e Sesilias, deri pak kohë më parë bashkëshorte e Presidentit, por që kurrsesi nuk mund të anashkalohet lehtë.
Jemi shumë pranë 31 dhjetorit, në pallatin e zbukuruar sipas shijeve të Zonjës së Parë (e cila nuk e kishte fituar ende zyrtarisht këtë status), që me druajtje po hedh hapat e parë në këtë jetë të re. Që të dyja bukuroshet, e para me pamje të theksuar mesdhetare, tjetra delikate dhe gjithë hir, lëvizin nëpër korridoret e Elizesë, dhe pikërisht në seksionin e apartamenteve private. Buzëqeshje të përmbajtura. Këpucët me taka të holla të të dyjave trokasin njëkohësisht në të njëjtën dhomë ku gjendet një shtrat i madh, i tëri në pritje. Pikërisht në atë çast Karla bën edhe pyetjen që zor të gëlltitej nga tjetra: "Do të të pëlqente të ishte i yti ky shtrat, apo jo"? Pyetja therëse iu drejtua një prej të përkëdhelurave të Presidentit (të paktën deri në atë çast). Mund të vërejë kushdo me sytë e vet se Karla engjëllore nuk përton të lëshojë rrufe nga më therëset.
Ky qe edhe fillimi i një armiqësie të ashpër. Rashida, e cila besonte se kishte në dorë çelësat e zemrës së Presidentit, pas kësaj mësoi se qe vetëm "motërza" e Sesilias. Kjo do të thoshte, njëkohësisht, që të vihej në qendër të mërisë së italianes, qëllimi i së cilës në atë çast të jetës ishte të zhdukte nga vëmendja e Presidentit të sapozgjedhur dhe të të tjerëve çdo shenjë të ish-bashkëshortes (njëkohësisht edhe të "motërzës").
Gjithsesi, janë sjellje që do t‘i faleshin çdo femre të këtij planeti. Për shembull, italiania xheloze nuk kishte përtuar t‘i kërkonte ministres të hiqte dorë nga mesazhet telefonike të dërguara që në pikë të mëngjesit, ndërsa gjendej ende në shtrat me të shoqin. Autorët në këtë pikë shohin të arsyeshme të sjellin në libër edhe një frazë të thënë diku nga Rashida Dadi, e cila e ndjen se pozita e të parapëlqyerës së Sarkozisë së shpejti do t‘i shkaktojë jo pak probleme: "Ajo e ka me mua, se kam qenë shoqe e Sesilias. Ka një tru që udhëton me 400 kilometra në orë. Sapo t‘ia marrë pak dorën sistemit dhe të kuptojë si funksionojnë gjërat, do t‘i heqë qafe të gjithë njerëzit e afërt të Sesilias".
Profeci e vërtetuar deri në detaje. Tani bashkëpunëtorët e afërt të Presidentit nuk vlerësohen më në bazë të sarkozizmit që tregojnë, por në bazë të pyetjes: Je nga ana e Karlës, apo e Sesilias? Dhe të mendosh se në një çast Karla ka thënë frazën: "Unë nuk jam si Sesilia, nuk kam lista të zeza".
Në libër mësohet se gjatë mbrëmjeve kur çifti qëndron në shtëpi, të kaluara duke ndjekur filma, duke lexuar libra apo duke udhëtuar në internet, në kërkim të blogëve interesantë (qofshin edhe anti-sarkozi), nëpër shtëpi sillet më shumë se kurrë një fantazmë e sikletshme: ajo e Sesilias. Zëvendësuesja kërkon ta bëjë të padukshme, duke krijuar një imazh krejt të kundërt me atë të ish-zonjës së Parë. Lexojmë për një Karla aq të disponueshme, sa ç‘qe e padisponueshme Sesilia; të ngrohtë sa ç‘ishte e ftohtë tjetra.
Ndërkaq, duhet thënë se pjesa me mjaltë e librit nuk është aq interesante sa ajo e hidhura. Për shembull, në libër mësohet se përpara takimit, ku të dy u dashuruan marrëzisht, Presidenti i kishte kërkuar të dhëna mbi Karlën Luk Ferrit, ish-ministër i Kulturës, intelektual i djathtë, që është ekspert në gjithçka, që nga politika e deri te dinastitë babilonase, por mbi të gjitha një prej "ish"-ëve të Karlës (në listën e të dashurve të dikurshëm të Karlës gjendet mes Fabiusit, Kryeministër socialist, dhe Mik Xhekerit, këngëtar). Ferri, një zotëri i vërtetë, i paska thënë fjalët më të mira për Karlën. Detaje të reja zbulohen edhe mbi darkën e famshme të organizuar për të njohur Nikolasin me Karlën nga një prej miqve të afërt të Presidentit: "Sarkozi nuk qe i dashuruar, qe i marrosur pas saj. Nuk merrej me askënd tjetër të pranishëm në darkë, por veç me Karlën. Nuk ia kurseu për një çast komplimentet". Rreth orës dy të natës, Karla disi e lodhur e pyeti Presidentin nëse kishte me vete makinë për ta shoqëruar në shtëpi. Menjëherë ia behu një limuzinë e rrethuar nga truproja të gatshëm të mos hapnin gojë për atë që shihnin. Por, në libër thuhet me siguri se të paktën atë natë, "secili shkoi të flejë në shtëpinë e vet".
Mirëpo në libër rrëfehet dhe një episod i cili mund të dëmtojë disi raportin e përzemërt që Presidenti francez ka me Kryeministrin e sapozgjedhur të Italisë, atdheut të Karlës. Sipas asaj që u ka rrëfyer Zonja e Parë dy autorëve, mësohet se pasi kishte lexuar intervistën ku kryetari i Bashkisë së Parisit krahasonte Sarkozinë me Berluskonin, Karla i ka telefonuar dhe i ka thënë miqësisht: "Berluskoni është biznesmen që bën politikë. Nikolasi është politikan i vërtetë, njeri që ushqen pasion të vërtetë për profesionin e vet. Secili zanatin e vet. Unë nuk jam shumë e kënaqur që është bërë Kryeministër i Italisë".