Pheniani kërcënohet me sulme bërthamore
Ushtria e Koresë së Veriut ka akuzuar sot SHBA-në dhe Korenë e Jugut se po bëjnë përpjekje për të përmbysur regjimin në Phenian dhe theksoi se është e gatshme që të ndërmarrë sulme bërthamore, për të parandaluar çfarëdo provokimi.
“Ata të cilët synojnë përmbysjen e sistemit të Koresë së Veriut do të jenë viktima të sulmeve të papara bërthamore nga ana e ushtrisë tonë”, i tha një zëdhënës i shtatmadhorisë agjencisë shtetërore të lajmeve, KCNA.
Pheniani edhe në të kaluarën është kërcënuar me sulme bërthamore, për të reaguar ndaj atyre që i quan komplote për të përmbysur regjimin komunist të vendit-një çështje kjo mjaft e ndjeshme, duke pasur parasysh moshën dhe shëndetin e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Ilit.
Kimi 68 vjet është raportuar se po përgatitet që t’ia bartë pushtetin djalit të tij më të ri. Kryesuesi i një organizate në Korenë e Jugut theksoi gjatë javës se Kim po vuan nga veshkat dhe se i është nënshtruar dializës.
Ushtria veri-koreane sistemin komunist në Korenë e Veriut e cilësoi si një “fortesë të paprekshme” dhe tha se pritjet për shembjen e regjimit janë ëndrra të personave të çmendur, të cilët e dëshirojnë “përmbysjen e qiellit”.