Carla Bruni, tifo për Italinë nga Eliseo
Carla Bruni do të bëjë tifo sot padiskutim për Italinë, në ndjeshjen me Francën. Edhe pse në rolin e zonjës së parë franceze, duket se zemra e saj në këtë garë të fortë do të jetë me Italinë.
Deklarata është bërë nga mamaja e Brunit, gjatë një emisioni direct në radio, e cila ka pranuar publikisht se vajza e saj edhe në këtë rast do të jetë me Italinë.
“Carla këtë mbrëmje do të bëjë tifo për Italinë nga Elisei, dhe me bashkëshortin e saj nuk do të ketë asnjë problem. Prej kohësh, vajza ime është tifoze me Juventusin dhe e ka Italinë në zemër”.
Nga mikrofoni i Alfonso Signorini Shoë (që është në transmetin nga e hëna në të premte, çdo paradite në Radion Monte Carlo) ka folur publikisht Maria Bruni Tedeschi, mamaja e zonjës së parë franceze.
“Carla është një njeri gjithmonë i angazhuar. Ajo është gjithmonë e zënë në aktivitetet e saj; si modele edhe si këngëtare. Tashmë po e merr shumë seriozosht rolin e ri të gruas së presidentit francez. Edhe nga sondazhet rezulton se francezët kanë nisur ta duan dhe ta vlerësojnë se si prezantohet”- ka thënë ajo.