E Shtunë, 31 Tetor 2026

Redknapp dëshiron ta mbajë Adebayorin

Emmanuel Adebayor e Tottenham do të ulen për ta diskutuar të ardhmen e sulmuesit togolez.

Siç njofton uebfaqja thisislondon.co.uk, Harry Redknapp e dëshiron me ngulm ish futbollistin e Arsenalit e Real Madridit, aktualisht në pronësi të Manchester Cityt, në skuadër edhe për sezonin e ardhshëm.

Adebayor ishte huazuar tek Spurs gjatë verës së vitit që shkoi, ndërsa paraqitjet e mira me ekipin londinez kanë bërë që Redknapp ta kërkojë vazhdimin e huazimit të tij edhe për një sezon, ose blerjen përfundimtare, me një çmim ët arsyeshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›