E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozy: Franca ka tepër të huaj

Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, tha se Franca ka shumë të huaj dhe se sistemi për t’i integruar ata po punon gjithmonë e më keq.

Në një debat televiziv, Sarkozy mbrojti planin e tij për të përgjysmuar numrin e të sapoardhurve, nëse ai rizgjidhet president muajin e ardhshëm.

Nga sondazhet paraprake, Sarkozy rreshtohet aktualisht pas kandidatit socialist, Francois Hollande.

Ai gjithashtu është duke konkurruar për votuesit konservatorë me partinë e ekstremit të djathtë, Fronti Kombëtar, të udhëhequr nga Marine Le Pen.

Presidenti tha se ndërsa emigracioni mund të jetë një ndihmë për Francën, ka nevojë të kontrollohet më fort nëpërmjet rregullave më të ashpra për banorët.

Sarkozy, babai i të cilit ishte një emigrant hungarez, gjithashtu tha se dëshiron të kufizojë disa pagesa përfitimi për emigrantët që ndodhen në vend prej 10 vjetësh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›