Gorbachov kritikon zgjedhjet në Rusi

Tri ditë pasi kryeministri rus, Vladimir Putin, fitoi edhe mandatin e tretë presidencial, ish-lideri sovjetik, Mikhail Gorbachov, i ka kritikuar këto zgjedhje.
Në një intervistë për radion Ekho Moskva, Gorbachov 81 vjeçar, tha se liderët e zgjedhur duhet të shërbejnë dy mandate nga pesë ose gjashtë vite dhe “jo më tepër”.
Ai ka refuzuar të thotë se për cilin kandidat ka votuar, duke theksuar se asnjëri prej tyre nuk ishte “i pranueshëm” për të.
Por ai ka kërkuar që rusët të mos zhyten në “zhgënjim”, pasi sipas Gorbachovit, Rusia po kalon nëpër një “epokë të re”.