E Shtunë, 31 Tetor 2026

Carlos ndahet nga Anzhi

Mbrojtësi brazilian Roberto Carlos nuk figuron më në listën e futbollistëve të skuadrës ruse Anzhi Makhachkala. Ai pritet të angazhohet në rol zyrtar.

Carlos, më herët kishte njoftuar se ky do të jetë sezoni i tij i fundit para pensionimit por duket se ka zhvilluar ndeshjen e tij të fundit. Carlos nuk ishte pjesë e skuadrës në fitoren ndaj Dinamo Moskës.

Pas ardhjes së trajnerit holandez Guus Hiddink, Carlos pritet të merr rolin e një zyrtari të skuadrës nga Dagestani. 38 vjeçari ishte transferuar në Anzhi nga Corinthians më 2011.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›