E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho mbetet në Real

Jose Mourinho është zotuar se do të qëndrojë në Real Madrid duke përjashtuar mundësinë e rikthimit të tij në Chelsea, ka njoftuar Daily Mail.

Mourinho është trajner i kërkuar dhe së fundmi spekulohej se mund të kthehet në Angli pas shkarkimit të Andre Villas-Boasit nga Chelsea. Por, 49 vjeçari ka insistuar se është i lumtur në Madrid dhe dëshiron të vazhdojë në Spanjë.

“Do të nënshkruaj kontratë të re me Realin. Dua të zë vend në historinë e klubit. Real Madridi dhe unë ndajmë një projekt dhe do ta vazhdojmë atë. Të jem pjesë e këtij ekipi është fantastike dhe përvojë e mirë për një trajner si unë” tha Mourinho. “Reali është një prej klubeve më të mëdha në botë dhe jam i lumtur këtu” përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›