Librazhd, makina përplas këmbësoren, plagoset 23-vjeçarja

Një aksident me pasojë plagosjen e një 23-vjeçareje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Librazhd-Prrenjas.
Ermonela Topi 23 vjeç është përplasur nga një automjet me targa të huaja e cili drejtohej nga 45-vjeçari Niko Kolonja.
Menjëherë 23-vjeçarja është dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore.
Ndërkohë policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.