Carroll, i freskët

Sulmuesi i Anglisë, Randy Carroll ka thënë se është i gatshëm të shkëlqejë në Euro 2012 pas besimit që ka gjetur në fund të sezonit.
Ai tha se është në formën maksimale për të udhëhequr sulmin e ‘Tre Luanëve’, pas mungesës së Wayne Rooneyt në dy ndeshjet e para për shkak të suspendimit.
“Tani e kam shancën për të treguar se sa vlej. Gjithmonë kam besuar në veten time. Tani ndjehem mirë dhe i freskët. Në fund të këtij sezoni jam ndjerë shumë më mirë, pasi po luaja më shumë se sa në fillim”, tha Carroll për BBC Sport.